MЁNYRA E ABDESIT

 
Ėmbėlsirė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shqipja   
e martė. 09 shtator 2008


Brumi:
2 vezë
250 g gjalpë (buter) të zbutur
100 g sheqer pluhur
300 g miell.


Filli:
8 molla të tharta
150 g rrush të thatë
100 g sheqer
1 lugë e kafes kanellë.


Përgatitja a brumit:
Në një enë vendosim miellin dhe i shtojmë vezët, sheqerin, gjalpin 
dhe të gjitha i përziejmë bashkë duke formuar kështu një brumë si 
kur gatuajmë bukë. Pastaj brumin e fituar e mbështjellim në folie 
dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta.


Përgatitja e fillit (mbushjes):
Në ndërkohë qërojmë mollët dhe i presim në copa shumë të imta,
pastaj e shtojmë sheqerin, rrushin e thatë dhe kanellën dhe të 
gjitha këto i përziejmë mirë me lugë të rëndomtë.

Kalojmë prapë tek brumi; marrim brumin nga frigoriferi dhe e ndajmë 
në dy pjesë, njëra pjesë le të jetë 2/3 e brumit ndërsa tjetra mbetet 
1/3. Pjesën e madhe të brumit pra 2/3 e tëhollojmë në formë pete 
duke i shtuar miell nëse ka nevojë, që të mos ngjitet në duar, e 
vendosim në tepsi (me diametër 24 cm) duke ngjeshur skajet e 
brumit përkundër tepsisë në mënyrë që filli të mos depërtojë 
përfundi brumit dhe i shtojmë fillin e përgatitur më parë. Pjesën tjetër të brumit të mbetur (1/3) e tëhollojmë si pjesën 
e parë dhe me kujdes e qesim mbi fillin.
Me të kuqtë e vesë e lyejmë përmbi dhe në furrën e nxehur në 
220°C e pjekim 20 minuta. Pastaj duke e ulur temperaturën në 
200°C e pjekim edhe për 15 minuta tjerë.
Pasi ta nxjerrim nga furra i hedhim sheqer pluhur përmbi.

Shërbehet me lëngje të freskëta, më së miri me lëngje pemësh.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.