MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet leximi i Kur’anit nė internet nė njė gjuhė tė huaj? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 09 shtator 2008
Pyetje:
Unë e lexoj shpeshherë Kur’anin në internet në gjuhën angleze 
apo gjermane. A është e lejuar kjo pasi është në internet dhe 
në një gjuhë të huaj?


Përgjigje:
Leximi i Kur’anit përmes internetit nuk ka gjë të keqe, e po ashtu edhe leximi i tij në gjuhë tjetër, që ju e kuptoni, qoftë ajo gjuha gjermane, angleze, frënge, turke, italiane, etj. Vetëm duhet ta keni parasysh se leximi i ndonjë përkthimi të Kur’anit nuk konsiderohet vet leximi i Kur’anit, pra siç themi, nuk bëhet hatme ashtu. Leximi i përkthimit të Kur’anit nga ai që nuk e di gjuhën arabe, besoj se do të ketë shpërblim pasi ai do të merr ajkën e domethënies së Kur’anit dhe ashtu duhet të veprojnë ata që nuk e dinë arabishten, por krahas kësaj, do të ishte mirë ta mësojnë edhe leximin e Kur’anit në origjinal, edhe nëse nuk e kuptojnë. Leximi i Kur’anit i sjell lexuesit 10 shpërblime për çdo shkronjë që e lexon.
Allahu e di më së miri!


                                            Muhamed Dërmaku


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.