MЁNYRA E ABDESIT

 
Festa e Fitėr Bajramit dhe rregullat e tij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e diel. 27 korrik 2014

Festa e Fitër Bajramit është si shpërblim pas adhurimit, ibadetit ndaj Allahut të Lartësuar.





I Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue selem) ka thënë: “Çdo popull i ka festat e veta, e festat e muslimanëve janë dy: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami." Festa e Fitër Bajram  është si shpërblim pas adhurimit, ibadetit ndaj Allahut të Lartësuar.E pasi jemi pranë një feste madhështore të Bajramit vlen që t'i themi disa fjalë rreth kësaj feste dhe se çfarë të bëjmë në të.

Fitër Bajrami vjen menjëherë pas përfundimit të muajit Ramazan. Para se të falet Fitër Bajrami, muslimani jep sadakatul-fitrin. Thotë Abdullah bin Omeri: “Na ka urdhëruar Pejgamberi i Allahut ta nxjerrim sadakatul-fitrin para se të dalin njerëzit në namaz.” Sadakatul – Fitri  jepet për çdo anëtar të familjes.

Për Fitër Bajram pastrohet trupi dhe vishen rroba të reja dhe më të mirat (bukurat).

Meshkujt bëjnë banjo dhe parfumosen, ndërsa femra nuk parfumoset e as stoliset me rastin e shkuarjes në namazin e Bajramit, e nuk e bën këtë para meshkujve të huaj.

Transmeton ibn Abbasi radijall-llahu anhu, se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem Ditën e Bajramit ka veshur xhybe me vija të kuqe (më të mirën që e ka pasur). (Transmeton Taberaniu)

Para shkuarjes në namazin e Bajramit hahen disa hurma (numër tek). Muslimani duhet të shkojë në namazin e Bajramit dhe të dëgjojë hutben. Është e pëlqyeshme që edhe femrat të jenë të pranishme në faljen e namazit të Bajramit.

Në namazin e Bajramit të shkojmë duke ecur (nëse ka mundësi), duke i shqiptuar tekbiret prej daljes nga shtëpia e deri në namazin e Bajramit.

 Gjatë rrugës për në xhami në Fitër Bajramit merr tekbirë: “Allahu ekber, Allahu ekber, La ilahe il-la llah, Allahu ekber, Allahu ekber ve lil-lahil-hamd”. Gjatë kthimit ta ndërrojme rrugën për në shtëpi.

Xhabiri radijall-llahu anhu thotë se në Ditën e Bajramit Pejgamberi alejhi selam e  ndërronte drejtimin e rrugës gjatë kthimit në shtëpi. (Transmeton Buhariu).

Pas Bajramit vizitohen të afërmit dhe pastrohet zemra nga zilia, urrejtja etj.

Bajrami është koha kur më së miri shfaqet kujdesi ndaj të varfërve dhe ndihma ndaj tyre, që të gëzohen edhe ata.

Bajrami të urohet me këto fjalë: Allahu e pranoftë agjërimin tonë, siç është transmetuar nga muslimanët e parë.

Pasi të kaloj Bajrami, të shpejtojmë në plotësimin e ditëve të humbura gjatë Ramazanit, nëse ke borxh, e nëse nuk ke atëherë, agjëroji 6 ditët e muajit Sheual, se kush i agjëron këto ditë së bashku me Ramazanin ka shpërblimin sikur ta kishte agjëruar tërë vitin. Këtë e transmeton Muslimi në Sahihun e tij.

Gjatë Bajramit duhet të mundohesh të bësh sa më shumë vepra të mira dhe në ditën e Bajramit të jesh me gëzim dhe frikë se a të janë  pranuar veprat apo jo, në të njëjtën kohë duke shpresuar se po.

Përgatiti: Eglantina Muça
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.