MЁNYRA E ABDESIT

 
A bėn “me shkru te hoxha” apo jo? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 09 shtator 2008
Pyetje:
Selamun alejkum!
Desha të bëj një pyetje: kam ndenjur me disa hoxhallarë dhe 
njëri më ka thënë se nuk bën me i shkru dikujt ndërsa tjetri më 
ka thënë që bën në qoftë se ka nevojë njeriu për t’u lutur tek 
Allahu ndoshta lutja i ndihmon. Çka mendoni ju, a bën me shkru 
te hoxha apo jo? Selamun alejkum!


Përgjigje:
Alejkum selam!
“Me shkru te hoxha”, sipas traditës tek ne, nënkupton me shkruar hajmali. Një gjë e tillë është e ndaluar rreptësisht dhe ka mundësi edhe të na nxjerrë prej besimit, Allahu na ruajttë! Lutja – duaja është gjë tjetër. Ajo jo vetëm se lejohet, por me lutje ne njëkohësisht edhe e adhurojmë Allahun Fuqiplotë. Allahu e di më së miri!



                                          Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.