MЁNYRA E ABDESIT

 
Ku qėndron Allahu nė pjesėn e tretė tė natės? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 09 shtator 2008
Pyetje:
Es-selamu alejkum hoxhë!
Allahu ju ruajttë dhe ju bëftë prej robërve të dashur të TIJ!
Një ditë dikush më tha se kur të zbret Allahu në pjesën e tretë 
të natës në qiellin e dynjasë kjo nënkupton se Allahu qëndron 
mbi Arsh dhe më tha se nëse nuk e ke këtë mendim ke bërë kufër.
Unë nuk dita çka t’i them. Andaj kërkoj nga ju hoxhë i nderuar që 
të ma sqaroni këtë:Kur Allahu zbret në pjesën e tretë të natës në 
qiellin e dynjasë a nënkupton se në të njëjtën kohë Allahu qëndron 
mbi Arsh?  Ndoshta nuk bëj gabim se ta bëra këtë pyetje. 
Inshallah nuk është prej atyre pyetjeve që nuk lejohen të bëhen!


Përgjigje:
Ue alejkumus-selam ue Rahmetullah!
Amin, Allahu i pranoftë këto dua tuajat!Kjo është prej pyetjeve, që lidhen më lëmin e akides, e që nuk lavdërohet shtrimi i tyre. Nuk mund të thuhet absolutisht se ne jemi më të përkushtuar në njohjen e meseleve të fesë se sahabët e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Ata, asnjëri nuk dihet se i kanë bërë këtë pyetje të dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, andaj nuk është mirë të thellohemi shumë në këso pyetje. Mirëpo derisa gjatë historisë islame ka pasur fraksione të shumta, të cilat nuk kanë hezituar të hyjnë edhe në gjërat më delikate dhe të ndjeshme, edhe dijetarët islamë kanë dhënë sqarimet e tyre përkitazi me këtë çështje që ju keni shtruar në pyetjen tuaj dhe janë përgjigjur se nuk ka kundërshtim mes ajeteve të Kur’anit, që flasin për qëndrimin e Allahut mbi Arsh dhe hadithit që flet për zbritjen e Allahut në pjesën e tretë të natës në qiellin më të afërt. Pra, ndodh edhe zbritja e Allahut e edhe qëndrimi i tij mbi Arsh. Më së afërmi qëndron se në kohën e zbritjes Allahu nuk i shmanget Arshit të Tij, i Lartësuar qoftë Ai. Mënyra se si, nuk është në mundësinë e krijesave ta dinë dhe nuk guxojmë të futemi në gjëra të tilla. Cilësitë e Allahut i besojmë ashtu siç përmenden në Kur’an dhe Sunnet, duke mos i ngjasuar me cilësitë e krijesave, as shtrembëruar, as komentuar e as asgjësuar.Allahu e di më së miri!


                                         Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.