MЁNYRA E ABDESIT

 
Elementet themelore tė agjėrimit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Merita Qehaja   
e enjte. 04 shtator 2008


 Agjërimi ka dy shtylla ose elemente bazë që duhet të plotësohen.   




Agjërimi ka dy shtylla ose elemente bazë që duhet të plotësohen që ai të konsiderohet i vlefshëm dhe i pranueshëm. Ato janë:
 
1 - Ndalimi nga ato gjëra që e prishin agjërimin nga agimi deri në perëndim të diellit. Kjo pikë bazohet në ajetin kuranor: 
“Tani e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa të dalloni perin e bardhë nga peri i zi në agim. Pastaj agjëroni deri kur të bjerë nata”. (El-Bekare, 187) 
Me pe të bardhë dhe pe të zi nënkuptohet bardhësia e ditës dhe errësira e natës.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Adij Bin Hatim ka thënë: ”Kur zbriti ajeti kur’anor
“…derisa të dalloni perin e bardhë nga ai i zi…”
unë mora një pe të bardhë dhe një të zi dhe i vendosa poshtë jastëkut tim. Gjatë natës i vështrova nëse mund t’i dalloja, mirëpo nuk po i dalloja dot. Në mëngjes shkova tek i Dërguari i Allahut,  lavdërimi dhe paqja e  Allahut qofshin mbi të, dhe i tregova për këtë dhe ai më tha:
”Bëhet fjalë për errësirën e natës dhe bardhësinë e ditës.”
 
2 – Nijeti – vendosja. Allahu udhëzon në Kur'an:
E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë...(El Bejine, 5) 
Qëllimi (nijeti) duhet të bëhet përpara imsakut dhe gjatë çdo nate të Ramazanit. Kjo bazohet mbi hadithin e Hafsës, e cila transmeton se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Çdo agjërues, që nuk e bën nijetin e agjërimit përpara agimit, atij nuk do t’i pranohet agjërimi”.[1] 
Ai është i vlefshëm që të bëhet gjatë çdo pjese të natës. Nuk është e nevojshme të thuhet me gojë pasi është një gjë që bëhet me zemër dhe nuk është e nevojshme të përfshihet edhe gjuha. Ai përmbushet me qëllimin e dikujt për të agjëruar, për t’iu bindur Allahut dhe për të kërkuar kënaqësinë e Tij.
Nëse dikush ha syfyr me qëllim për të agjëruar dhe për t’u afruar me
Allahun me anë të kësaj, atëherë mund të themi se nijeti i tij është bërë. Nëse dikush vendos se do të agjërojë ditën tjetër për kënaqësi të Zotit, atëherë ky qëllim është i vlefshëm, edhe nëse personi nuk ngrihet për të ngrënë syfyr.
Sipas mendimit të shumë juristëve, nijeti (qëllimi) për një agjërim vullnetar mund të bëhet në çdo kohë, përpara se të hahet ushqim. Ky mendim bazohet mbi hadithin e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të transmetuar nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ai i kishte thënë asaj një ditë: ”A ka ndonjë gjë për të ngrënë?” Ajo i ka thënë: “Jo!” Pastaj ai ka thënë: “Atëherë po agjëroj”.[2]


                                                                      



[1] Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe. Ibën Huzejme dhe Ibën Hibani e konsiderojnë hadithin në fjalë të vërtetë.
[2] Transmeton Ebu Davudi dhe Muslimi.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.