MЁNYRA E ABDESIT

 
Sallatė jeshile PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhria   
e mėrkurė. 18 tetor 2006

Sallatat jeshile zakonisht servohen njëkohësisht me mishin e pjekur.

Përbërësit:

- 1/2 kg. tranguj,
- 1/2 kg. domate,
- 1 spec i gjelbër,
- 1 qepë,
- 1/2 tufë majdanoz,
- 2 lugë uthull e mollës,
- 2 lugë vaj ulliri,
- kripë.

Përgatitja:
Domatet lahen dhe priten në feta të holla. Trangujt qërohen dhe priten në rrathë dhe radhiten në pjatë së bashku me domatet. Speci pritet në katër pjesë, i largohen farat dhe pritet në rrathë kurse qepa grihet hollë. Pasi hidhen në pjatën e sallatës, u hidhet vaji, kripa, uthulla ose lëngu i limonit dhe majdanozi i grirë imët.
Mund të pritet në rrathë edhe qepa dhe të radhitet bashkë me të tjerat.

Sallata përzihet me kujdes dhe servohet.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.