MЁNYRA E ABDESIT

 
A obligohet tė agjėrojė gruaja shtatzėnė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 02 shtator 2008
Pyetje:
Es-selamu alejkum!
Allahu ju shpërbleftë për ndihmën që jepni! Pyetja ime është kjo: a obligohet të 
agjërojë gruaja shtatzënë?
 

Përgjigje:
We alejkumus selam!
Po, obligohet me agjërim gruaja shtatzënë, normalisht ashtu siç obligohet çdo musliman. Por nëse agjërimi ia vështirëson zhvillimin frytit apo i sjell pasoja nënës, ajo lirohet nga agjërimi ashtu siç lirohet çdo i sëmurë dhe më vonë obligohet që t’i kompensojë ditët e mos-agjëruara me agjërim. Allahu i Madhërishëm thotë: “Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’ua lehtësojë dhe jo që t’ua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (Bekare, 185)


                                                                                         Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.