MЁNYRA E ABDESIT

 
A obligohet tė agjėrojė gruaja shtatzėnė qė ka vėshtirėsi? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 02 shtator 2008
Pyetje:
Selamun alejkum!
Kam një pyetje: a i takon një gruaje shtatzënë që të agjërojë, 
meqenëse e ka pak vështirë nga shkaku se e pi ujin shpesh gjatë 
ditës?
Pra, ajo do të mund të agjëronte e të qëndronte pa ushqim, por e ka tepër vështirë të qëndrojë pa pirë ujë gjatë ditës. Si duhet të veprojë ajo?
Ju faleminderit paraprakisht dhe Allahu xhele shanuhu ju shpërbleftë për përgjigjen e dhënë!
 



Përgjigje:
We alejkum selam!
Femra shtatzënë si edhe ajo që fëmijën e vogël e ka me gji, obligohen rëndom me agjërim gjatë muajit të Ramazanit, nëse nuk kanë ndonjë pengesë tjetër. Nëse femra e ka të pamundur agjërimin krahas shtatzënësisë apo dhënies së gjirit, për hir të shëndetit të frytit respektivisht fëmijës dhe shëndetit të saj, lirohet nga agjërimi gjatë Ramazanit, për t’i kompensuar po aq ditë jashtë Ramazanit. Se a i pengon agjërimi i nënës frytit në barkun e saj, patjetër duhet të konsultohet mjekja gjinekologe dhe të merret mendimi i saj. Në rastin konkret, ju keni përmendur se ajo grua mund t’i përballojë agjërimit, por vetëm e ka më vështirë. Ne themi se vështirësia nuk e justifikon mos-agjërimin, andaj duhet të agjërojë edhe femra shtatzënë.Allahu e di më së miri!



                                                            Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.