MЁNYRA E ABDESIT

 
Dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Bedri Robaj   
e mėrkurė. 18 tetor 2006

 

 
Filloi muaji e Ramazanit dhe kaloi më shumë se gjysma e tij shumë shpejt, tani pranë nesh janë dhjetë netët e fundit të këtij muaji, pra  ka mbetur ajka e këtij muaji të madhëruar dhe  kurora e tij. 

Çka mendon, si je duke i kaluar këto dhjetë  netë?

Ti e din se Muhammedi sal-all-llahu alejhi ve selem, i ka veçuar k
ëto netë  me disa punë:


Transmetohet në dy sahihet, nga hadithi i Ajshes r.anha se ka thënë: "Kur  hynin dhjetë netët e fundit të Ramazanit i D
ërguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve selem e shtrëngonte izarin, e ngjallte natën e tij dhe e zgjonte familjen e tij, ndërsa në transmetimin e Muslimit thuhet: “…bënte adhurim në dhjetë netët e fundit  me shumë se në netët tejra.“
Gjithashtu nga Ajshja r.anha transmetohet në dy sahihet, se i Dërguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve selem, ka bërë  itikaf (qëndrim në xhami për të bërë adhurim) në dhjetë netët e fundit të Ramazait deri në vdekje.

Në dy sahihet transmetohet  nga Ebu Hurejra se i D
ërguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve selem na ndalonte bashkimin e dy ditëve me agjërim (d.m.th pa ndërprer) mirëpo,  njëri nga muslimanët i tha ti po i bashkon o i Dërguar i Allahut?”
Ai iu përgjigj: “Kush prej ju është si unë, unë fle tek Zoti im, Ai më ushqen dhe më jep të pijë."
Nga këto hadithe e vërejmë se Muhammedi sal-all-llahu alejhi ve selem  e shtonte adhurimin  në këto punë: 
1. E zgjonte familjen e tij, nuk e bënte këtë  vetëm nga mëshira që e kishte për ta, që  mos t’ju humb kjo mirësi e madhe që e ka zbritur Allahu në këto netë.
2. E ngjallte natën e tij, ngase gjatë muajit të Ramazanit falte namaz dhe flinte derisa hynin dhjetë netët e fundi, e kur hynin ato falte tërë natën apo pjesën më të madhe të saj.

Siç e kanë  nxjerrë autorët e Suneneve me sened t
ë vërtetë prej hadithit të Ebu Dherrit r.a: “Kemi agjëruar me të Dërguarin e Allahut sal-all-llahu alejhi ve selem në Ramazan dhe nuk është ngritur për namaz nate derisa mbetën shtatë netët e fundit, atëherë u zgjua në natën e shtatë derisa kaloi një e treta e saj dhe kështu u zgjua në netët tjera dhe e zgjoi familjen e tij.
  

3. E shtrëngonte izarin e tij (d.m.th u largonte  nga marrdhëniet me gratë e tij thotë Sufjan Thevri r.a.)

4. Hynte në itikaf, pra q
ëndronte në xhami për t’u veçuar më shumë për adhurim.

 


Nata e Kadrit, natë më e vlefshme se njëmijë muaj. Por, mund të thoni cila është ajo natë, përgjigjja është se ajo është pa dyshim në  njërën  nga dhjetë netët e fundit të këtij muaji të bekuar, por, nuk e di a do të jesh e sinqertë në kërkimin e saj, nëse thua po, atëher
ë lute Allahun që ta mundësojë ta qëllosh këtë natë me adhurim dhe të shënohesh tek Allahu prej të liruarve nga zjarri i xhehennemit (duke mos na harruar në dua)?


Dhjetë netët e fundit të këtij muaji si po i kalojm
ë?
Të ulemi dhe t’i përkujtojmë dhuntitë e Allahut ndaj nesh dhe ta shohim mangësin tonë në përgjigjen ndaj urdhërave të Tij dhe t’i kujtojmë gjynahet tona e të kërkojmë
nga  Allahu me sinqeritet të na i falë ato.

Apo të mashtrohemi me gjërat e kësaj bote, gjë e cila sapo të shkojë ne të themi -estagfirullah- me gojë pa e ndier zemra aspak, apo të falim namaz të teravive dhe namaz nate e mos ta shijoj
ë zemra aspak këtë ‘ushqim’.

Motra t
ë nderuara, a nuk ishin shokët e Muhammedit sal-all-llahu alejhi ve selem më të varfër se ne, a nuk ishin më pak se ne, a nuk ishin më në rrezik se ne, me gjithëate e donin Allahun me shumë.
Pse kan
ë qenë të tillë, kur dihet se ata nuk i kishin këto dhunti të Allahut që i kemi ne sot (shtëpi, pasuri e lloje të ushqimeve...etj), mos thuaj se ata ishin –sahab- ngase ne jemi pasues të tyre, nëse ne nuk i pasojmë ata, kush do t’i pasojë atëherë, por më e rrezikshme është se nëse nuk i pasojmë ata, ne do të devijojmë
, ngase Muhammedi sal-all-llahu alejhi ve selem ka thënë “ …e ummeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe të gjitha në zjarr vetëm njëri jo.“
I thanë kush janë ata o i D
ërguar i Allahut tha: "Ata që janë në atë që jam unë dhe shokët e mi.“
Transmetohet se Ebu Idris  Hulani  se falte namaz, derisa iu ënjeshin këmbët dhe thoshte: "Vallahi do të garojmë me shokët e Muhammedit sal-allahu alejhi ve selem në pasim ndaj tij (Muhammedit) derisa ta din shokët e tij se pas tyre kan lën burra.

Nëse shpresoni të hyni në xhennetin e Allahut lëreni shtratin në këto ditë, ngase janë ditë që nuk do të kthehen kurrë.


Thotë Hasan el-Basriu “Kjo botë është tri ditë: dje, sot dhe nesër.”

Sa i përket së djeshmes vetëm ka kaluar  (dhe të janë shkruar gjunahët dhe punët e mira që ke bërë)


Kurse të nesërmen, kush e di se a do ta presim në shtëpi apo në varr.


E dita e sotme është e jotja, andaj kujdes se çka po punon!

      

 

    
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.