MЁNYRA E ABDESIT

 
Paqja qoftė mbi ty, o Ramazan! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 30 gusht 2008


Me padurim pres ardhjen tënde
Dhe më mungon edhe para largimit tënd.




Vitin e kaluar e humba një shoqërim, i cili më ishte shumë i dashur
Ai shkoi dhe më tha se do të kthehej pas një viti
Derisa largohej, nuk isha e sigurt se do të isha ende këtu
kur ai të kthehej, se vdekja më është shumë afër.

O Ramazan, nuk jam e sigurt se a do të shoh përsëri
Por i lutem Zotit,
që me ty ta kaloj edhe ditën tjetër.

Shoqërimi im i dashur, më mungon vërtet
Më mungon agjërimi i ditëve tua
Dhe namazi në netët tua.

Shumë ngadalë po vjen
Dhe shkon shumë shpejt si mbyllja e syrit.
Me padurim pres ardhjen tënde
Dhe më mungon edhe para largimit tënd.

Gjatë vitit zemra ime bëhet e ashpër, e vrazhdë.
Por kur je këtu zemra ime digjet si druri në zjarr.
Kur arrin m’i mbush sytë me lot
Dhe ti shkon para se lotët të bien te mjekra.

O Ramazan, ti sjell njomësi në sytë e mi që ishin të tharë tërë vitin
Kur ti shkon zemra ime është plot frikë
Duke mos qenë e sigurt se veprat e mia të mira janë pranuar dhe mëkatet më janë fshirë
Për Allahun, i Cili i mbulon ato prej syve të njerëzve gjatë natës dhe ditës
Ti je muaji, me të cilin vjen mëshira dërrmuese
Dyert e zemrës sime janë hapur, duke pritur ardhjen tënde
Se kam nevojë urgjente për faljen që ti sjell
Se jam njeri aq i dobët dhe plot mëkate.

Ramazan, të dua vërtet me çdo moment të ëmbël që më sjell!
Lutem që të takoj ty në Ditën e Gjykimit kur do të më shtysh
në Parajsën që Allahu ua premtoi atyre që agjëruan vetëm për Të.

Paqja qoftë me ty, o muaj i agjërimit!
Paqja qoftë me ty, o muaj i namazit vullnetar!
Paqja qoftë me ty, o muaj i të qarit!
Paqja qoftë me ty, o muaj i Kur’anit!
Paqja qoftë me ty, o muaj i faljes!
Paqja qoftë me ty, o muaj i amnistive!
Paqja qoftë me ty, o muaj i Imanit!
Paqja qoftë me ty, o muaj i Ramazanit!

O Allah, na le të jetojmë gjatë Ramazanit!
O Allah, na le ta shfrytëzojmë kohën e tij duke lexuar Kur’an!
O Allah, na mundëso të dalim nga ai me Kënaqësinë Tënde!
O Allah, na mundëso të dalim nga ai me Faljen Tënde!
Amin!

Marrë nga: www.islamonline.net
Nga: Emad Hamdeh
Përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu

  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.