MЁNYRA E ABDESIT

 
Ėmbėlsirė e shijshme PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shqipja   
e shtunė. 30 gusht 2008



Përbërësit:

4 ve
4 lugë gjelle sheqer
2 filxhanë vaj
2 filxhanë qumësht
200 gram çokollatë
1 qese pluhur për pastë
1 qese sheqer vanilje
150 gram miell
150 gram arra të bluara

Kremi:

250 ml qumësht
1/2 e qeses puding vanilje
2 lugë sheqer
150 gram ajkë e ëmbël (Hopla)
50 gram gjalpë (butter)

Në një enë e shkrijmë çokollatën dhe e lëmë të ftohet.
Në enën tjetër tundim me mikser vezët, i shtojmë sheqerin, vajin, 
shtojmë pastaj çokollatën e shkrirë dhe të ftohur, pastaj qumështin, 
miellin, pluhurin për pastë, sheqer vaniljen dhe në fund arrat e bluara.
Në furrë e pjekim në temperaturë 200° C për 15 minuta duke e 
reduktuar temperaturën në 180°C edhe për 15 minuta tjera. Pasi të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe fillojmë përgatitjen e kremit.

Ziejmë pudingun dhe e lëmë të ftohet. Pasi të jetë ftohur, i shtojmë 
butterin e zbutur dhe në anën tjetër përziejmë me mikser ajkën e 
ëmbël të cilën ia shtojmë masës së pudingut.
Me kremin e fituar lyejmë ëmbëlsirën përmbi dhe sipas dëshirës 
mund t’i hedhim arra të bluara apo edhe copa të imtësuara të 
çokollatës në fund.
Është një ëmbëlsirë e shpejtë dhe shumë e shijshme. Shërbehet më 
së miri me kafe por edhe me pije të tjera freskuese.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.