MЁNYRA E ABDESIT

 
Kush e ka obligim agjėrimin? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Merita Qehaja   
e premte. 29 gusht 2008

  Të gjithë dijetarët dakordohen se agjërimi është i detyrueshëm për çdo musliman të moshës madhore....







Të gjithë dijetarët dakordohen se agjërimi është i detyrueshëm për çdo musliman të moshës madhore, që është i shëndetshëm nga ana mendore dhe trupore dhe i cili nuk është udhëtar gjatë kohës së agjërimit. Ndërsa për gratë nuk lejohet të agjërojnë nëse janë me menstruacione ose nëse janë lehona.

Njerëzit që nuk janë mendërisht të shëndetshëm, ata që nuk kanë hy në moshën madhore, ata që janë në udhëtim, ato gra që janë me menstruacione ose janë lehona, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë në gji, nëse këto dy të fundit nuk mund t’i përballojnë agjërimit dhe e rrezikojnë frytin respektivisht foshnjën, nuk janë të detyruar të agjërojnë.

Për disa agjërimi nuk është aspak i detyrueshëm si për shembull në rastin e të sëmurit mendor. Në rastin e të rinjve, prindërit ose kujdestarët e tyre duhet t’i urdhërojnë ata të agjërojnë. Disa prej këtyre kategorive agjërimin e ndërprerë duhet ta plotësojnë në ditët e mëvonshme, ndërsa të tjerët që s’kanë agjëruar paguajnë një sasi parash dhe kështu nuk janë të detyruar t’i agjërojnë ditët e mbetura.

 
Agjërimi i të sëmurit mendor


Agjërimi nuk është i detyruar për të sëmurin mendor, për faktin se ai nuk është i vetëdijshëm për atë që bën. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
 “Penat janë ngritë për tre grupe njerëzish, pasi ata nuk janë të përgjegjshëm për çfarë bëjnë; i sëmuri mendor derisa të shërohet, ai që është në gjumë derisa të zgjohet dhe fëmija derisa të arrijë pubertetin”. (Transmetojnë: Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Agjërimi i fëmijëve

Megjithëse të rinjve të kësaj moshe nuk u kërkohet të agjërojnë, prindërit e tyre e kanë për detyrë t’i nxisin fëmijët e tyre të agjërojnë ndonjë ditë për t’u mësuar për të ardhmen. Ata mund të agjërojnë aq sa munden dhe më pas ta prishin agjërimin.
Rubeja tregon se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dërgoi një burrë në ditën e Ashures tek ensarët për t’u thënë:
“Kush e ka kaluar mëngjesin agjërueshëm, le ta plotësojë agjërimin e tij dhe kush nuk ka agjëruar këtë mëngjes, le të agjërojë pjesën e mbetur të ditës”.
Kështu, ata agjëruan mbas lajmërimit bashkë me fëmijët e tyre. Ne shkonim në xhami - ka vazhduar Rubeja - dhe bënim lodra të mbushura me pambuk për fëmijët, që të luanin me to. Nëse ndonjëri nga ata qante nga uria, ne i jepnim një lodër që të luante, derisa të vinte koha për të ngrënë. (Transmetojnë: Buhariu dhe Muslimi).

 

                                                                       

  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.