MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet depilimi i qimeve tė trupit? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 25 gusht 2008
Pyetje:
Allahu ju shpërbleftë për këtë veb faqe!
Desha t'ju pyes se a lejohet depilimi i qimeve nëpër sallone të bukurisë
duke pasur parasysh se aty punojnë femra, p.sh.: depilimi i qimeve
të këmbëve, të nënsqetullave dhe vendeve të tjera ku kanë dalë dhe
që pengojnë, duke pasur parasysh pas depilimit në sallone dalja e
qimeve vonon për një kohë?
Dhe një pyetje tjetër po ashtu lidhur me këtë temë. A lejohet heqja
e qimeve me makinë e cila i nduk ato?
Allahu ju shpërbleftë nëse ma ktheni përgjigjen sa më shpejt që
të mundeni! Allahu në Xhennet ju dërgoftë! Selamun alejkum!
 

Përgjigje:
Amin, edhe juve Allahu ju shpërbleftë!
Po, lejohet një gjë e tillë, në vendet e trupit që ju i keni përmendur. Bile edhe nëse zhduket tërësisht dalja e qimeve në ato vende ku lejohet heqja e tyre, lejohet një gjë e tillë. Po ashtu lejohet edhe heqja e qimeve me makinë, çfarëdo qoftë mënyra e veprimit të saj.Duhet pasur kujdes nga ndukja e vetullave dhe flokëve, përndryshe qimet në këmbë, në krahë, nënsqetulla dhe në vendet e turpshme mund t’i largoni me çfarëdo mënyre. Këto dy të fundit është obligim madje të pastrohen (hiqen) së paku një herë në dyzet ditë.Allahu e di më së miri!


                                                                Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.