MЁNYRA E ABDESIT

 
Si falet namazi i natės? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 25 gusht 2008

Pyetje:
Selamun alejkum! 
Mendoj se kam gjetur një faqe ideale për forcimin e besimit në ALLAHUN 
e Madhërishëm.Si falet namazi i natës, cilat sure duhet lexuar dhe sa duhet të
jetë numri i tyre?


Përgjigje:
Alejkum selam!

Namazi i natës falet rëndom si çdo namaz tjetër. Të themi sikur sunetet e sabahut. Preferohet që të falet nga dy rekate dhe të jepet selam në çdo dy rekate. Në çdo rekat lexohet sureja El-Fatiha (Elhamdulilahi) dhe një sure. Nuk ka specifika të veçanta në lexim të sureve, përveçse preferohet që të lexohet sa më shumë dhe më gjatë. Dihet se në fund namazi i natës përfundon me një rekat tek dhe ky është vitri.  Numri i rekateve nuk është mirë të jetë më shumë se 11. Allahu e di më së miri!


                                                               Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.