MЁNYRA E ABDESIT

 
Daveti – thirrja e tė tjerėve nė Islam PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 22 gusht 2008


Thirrja e të tjerëve në Islam është mision i ndershëm.




 




Allahu e krijoi njeriun me qëllim që të jetojë në këtë tokë, por nuk e braktisi atë. Më saktë, Ai i dha atij çka i duhet për të ngrënë, për të pirë dhe për t’u veshur dhe ia tregoi rrugën që duhet për ta ndjekur që të jetë i udhëzuar. Lumturia e njeriut në çdo kohë dhe në çdo vend varen nga rruga e ndjekur e Allahut dhe refuzimi i të gjitha rrugëve të tjera:

“Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni”. (El-En’amë, 153)

Islami është feja e parë dhe fundit qiellore, kurse Kur’ani është libri i fundit qiellor. Muhamedi (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) është i dërguari i fundit. Allahu e urdhëroi atë ta përcjellë fenë e tij te të gjithë njerëzit:

“Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet”. (El-En’amë, 18)

Allahu e dërgoi të dërguarin e Tij, Muhamedin (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) me Islamin te të gjithë njerëzit, siç thotë në Kur’an:

“Thuaj (Muhamed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju. Vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson Allahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën”. (El-A’rafë, 158)

Daveti ose thirrja e të tjerëve në Islam është vepra më e mirë, sepse përfshin udhëzimin e njerëzve në Rrugën e Vërtetë, e cila do t’u sjellë atyre lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër:

”E kush ka fjalë më të mirë se ai që thërret për te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: "Unë jam prej muslimanëve?" (Fussilet, 33)

Thirrja e të tjerëve në Islam është mision i ndershëm. Kjo është puna e të dërguarve të Allahut. I Dërguari (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) shpjegoi se misioni i tij dhe misioni i pasuesve të tij është t’i thërrasin njerëzit te Allahu. Allahu thotë:

Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët." (Jusuf, 108)

Myslimanët në përgjithësi dhe dijetarët në veçanti janë urdhëruar t’i thërrasin njerëzit në Islam, siç thotë Allahu:

”Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit”. (Ali Imran, 104)

I Dërguari (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Transmetoni nga unë qoftë edhe një hadith.” (Transmetuar nga Buhariu, 3461)

Thirrja e njerëzve në rrugën e Allahut është punë e rëndësishme dhe mision i lavdishëm, sepse nënkupton thirrjen e njerëzve në adhurim vetëm të Allahut. Kjo do të thotë t’i nxjerrësh ata nga errësirat në dritë, ta zëvendësosh të keqen me të mirën dhe të pavërtetat me të Vërtetën.
Prandaj, secili që do ta bëjë këtë duhet të ketë durim, këmbëngulje, vetëpërmbajtje, butësi dhe mirësi. Ai duhet të japë nga pasuria e tij dhe nga vetja, dhe ai duhet ta  kuptojë natyrën dhe gjendjen e njerëzve. Allahu thotë:

“Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit”. (Nahl, 125)

Allahu e bekoi të Dërguarin e Tij me fjalët:

”Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërashpër, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falu atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se All-llahu i do ata që mbështeten”. (Ali Imran, 159)

Thirrësi mund të përballet me debate në aktivitetet e tij të davetit, posaçërisht me Ehli-Kitabët (të krishterët dhe jahuditë). Allahu na ka urdhëruar neve, që nëse vije deri te debati, mënyra më e mirë e debatit është ajo e cila bëhet me dashamirësi dhe butësi, duke i shpjeguar parimet e Islamit ashtu siç janë, të thjeshta, në mënyrë të sjellshme dhe pa elemente të dhunshme. Allahu thotë:

”Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thojuni: "Ne i besuam asaj që na u zbrit dhe që ju zbrit juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij”. (Ankebut, 46)

Thirrja e njerëzve në rrugën e Allahut është vepër e mirë, e cila sjell shpërblime të mëdha. I Dërguari (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Ai që i thërret të tjerët në udhëzim do të ketë shpërblim sikur shpërblimet, të cilat e përcjellin atë, pa zvogëlimin e shpërblimeve të tyre në asnjë mënyrë. Dhe ai që i thërret të tjerët në humbje do të ketë barrën e mëkatit sikur barrën e atyre që e ndjekin atë, pa u zvogëluar barra prej tyre në asnjë mënyrë”. (Transmetuar nga Muslimi, 2674)”

Nëse ndërtimi i strukturës fizike kërkon përpjekje dhe durim derisa të kompletohet, atëherë ndërtimi i shpirtit dhe udhëzimi i tij drejt të vërtetës gjithashtu kërkon durim dhe sakrificë. I Dërguari (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) i thirri njerëzit në Islam, me durim duke u qëndruar keqtrajtimeve të jobesimtarëve, jehudëve dhe hipokritëve. Ata talleshin me të dhe nuk i besonin: ata e ofenduan dhe e gjuajtën me gurë; ata thanë se ai është magjistar ose i çmendur; e akuzuan atë se është poet ose falltar, por ai (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) i kaloi të gjitha këto me durim, derisa Allahu i dha atij fitore dhe bëri që të triumfojë feja e Tij. Pra, thirrësi duhet ta përcjellë shembullin e tij:

”Ti pra bë durim, se premtimi i Allahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhatin ty ata që janë të dyshimtë”. (Rum, 60)

Myslimanët duhet ta përcjellin shembullin e udhëzimit të të Dërguarit të tyre dhe t’i thërrasin të tjerët në Islam, t’u qëndrojnë fyerjeve dhe dëmtimeve me durim për hir të Allahut, siç ka vepruar i Dërguari i tyre (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të):  

”Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun”. (El-Ahzabë, 21)

Mirëqenia dhe lumturia e këtij umeti mund të gjenden vetëm në pasimin e këtij religjioni. Prandaj, Allahu na urdhëroi ta përcjellim porosinë te të gjithë njerëzit, siç thotë:

”Ky (Kur'ani) është kumtesë për njerëz, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t'i këshillojë ata që kanë mend”.

 (Ibrahim, 52)

Muhamed Ibën Ibrahim Et-Tuvejxhiri
Marrë nga:
www.islamqa.com
Përktheu: Fexhrie Kaçiu

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.