MЁNYRA E ABDESIT

 
Sqarimi i sė vėrtetės sė agjėrimit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Merita Qehaja   
e mėrkurė. 20 gusht 2008


Agjërimi është mbrojtje, me të cilin robi mbrohet nga zjarri





Me të vërtetë agjërimi është një shtyllë prej shtyllave të Islamit ku Allahu i Madhëruar në Kur’anin famëlartë thotë:

“ O ju që besuat,agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush,kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare,183)

Pastaj, ai është një prej kushteve të Islamit i veçuar me specifika shpërblyese te Allahu i Madhërishëm, për të cilin i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë se Allahu i Lartësuar ka thënë:

“…çdo e mirë shpërblehet me dhjetë deri në shtatëqind herë, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe unë do të shpërblejë për të.”(Shënon Ibën Maxhe, sahih)

Allahu i Madhëruar ka thënë: ”…ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!  (Ez-Zumer, 10), pra agjërimi, në shpërblim, e ka kaluar çdo masë, përcaktim, llogari dhe ligj.

Për ta njohur rëndësinë e agjërimit, i të Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, era e gojës së agjëruesit është më e mirë te Allahu sesa era e miskut (parfumit).

Allahu i Madhërishëm, në hadithin kudsij ka thënë:

“Me të vërtetë robi Im largohet nga epshet, ushqimi dhe pija për hir Timin .Pra agjëroni (agjërimi është ) për Mua, Unë do t’ju shpërblej për të.”

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Në Xhenet është një derë e quajtur Rejjan, nuk do të hyjë nga ajo askush përveç agjëruesve .

Ai është takimi me Allahun e Madhërishëm për shpërblimin e agjërimit, ndërsa i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Për agjëruesin ka dy gëzime: një gëzim kur ulet të hajë në iftar, e gëzimin tjetër kur të takohet me Zotin e tij."

Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Kur hyn muaji i Ramazanit hapen dyert e Xhenetit e mbyllen dyert e Xhehenemit, ndërsa shejtanët lidhen, e thërret një zë:”O kërkues i hairit, eja?! O kërkues i sherrit kthehu (largohu).”

Vekiu ka thënë në fjalën e Allahut: (E thuhet ):”Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë .” (El-Hâkka, 24 ) se këto janë ditët e agjërimit, pra kur e braktis ushqimin dhe pijen.

Ndërsa, për fjalën e Allahut:

“Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.” (Es-Sexhde, 17) është thënë: ”Ka qenë vepra e tyre agjërimi, sepse Ai ka thënë: ”…ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Ez-Zumer, 10) e agjëruesit i jepet shpërblimi i rrjedhshëm i pakufishëm.

Kjo kështu është e mirë, sepse agjërimi është vetëm për Allahun, kjo është nderë për agjëruesin edhe pse të gjitha ibadetet janë për Allahun, ashtu siç ka marrë famë Qabeja me emrin e Allahut edhe pse e gjithë toka është e Allahut. Agjërimi e ka këtë famë për dy domethënie:

E para: Agjërimi është abstenim dhe braktisje. Ai në vete është i fshehtë, në të nuk ka vepër që shihet, ndërsa shumica e veprave janë që shihen nga krijesat, por agjërimin nuk e sheh kush përveç Allahut të Gjithëdijshëm, me të vërtetë agjërimi është vepër e fshehtë, e pastër, vetëm me sabër.

E dyta: Me të vërtetë ai është ngadhënjimtar ndaj armiqve të Allahut të Madhërishëm dhe me të vërtetë epshet janë mjet i shejtanit të mallkuar. Ato forcohen me ngrënie dhe pirje, për këtë i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Padyshim, shejtani ecë nëpër damarët e gjakut të njeriut.” Nëse agjërimi, në veçanti për shejtanin është nënçmim, është mburojë nga rrugicat e tij dhe ngushtim i lëvizjes së tij, kjo veçanti është e drejtë e Allahut të Madhëruar. Pra në nënçmimin e armiqve të Allahut është ndihma e Allahut Fuqiplotë, ndërsa Allahu e ndihmon atë që e ndihmon fenë e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë :

“O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe ua forcon këmbët tuaja.” (Muhammed, 7)

Pra fillimi është me mund nga robi, ndërsa shpërblimi është me dhuratë nga Allahu Fisnik. Për këtë Allahu ka thënë :

“E ata ,të cilët luftuan për hir Tonin, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne …” (Ankebut, 69 )


Po ashtu i Madhëruari ka thënë:

“…Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat ) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…” (Err-Rra’d, 11)

Me të vërtetë ndryshimi është shtimi i epsheve, sepse kullotat e tyre janë fushat e djajve.

Për këtë agjërimi është bërë derë e ibadetit dhe është mburojë, siç ka thënë i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:

“Agjërimi është mbrojtje dhe mburoja më e mire nga zjarri.”

Po ashtu i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në një hadith kudsij ka thënë:
Agjërimi është mbrojtje, me të cilin robi mbrohet nga zjarri.”

Lusim Allahun e Madhëruar që të na e mundësoj ta presim muajin e shenjtë të Ramazanit, na bëftë prej atyre që dalim prej tij të pastruar nga mëkatet dhe në fund Allahu na faltë neve dhe prindërit tanë dhe na ruajttë nga zjarri i Xhehenemit! Amin!
                                                  

                                                                     

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.