MЁNYRA E ABDESIT

 
Ajo thotė se do tė bėj vetėvrasje nėse s’bėjmė zina... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 20 gusht 2008
Selamun alejkum!
Nëse mua më do një vajzë dhe më thotë se nëse nuk bëj 
zina me të atëherë ajo do të bëj vetëvrasje, si të veproj?
A të bëj zina apo ta lë atë vajzën që të bëj vetëvrasje?
Jam munduar në të gjitha mënyrat që ta parandaloj nga
zinaja por edhe nëse nuk bëj unë zina me atë ajo do të
bëj vetëvrasje. Pres përgjigjen tuaj! Selamun alejkum!


Përgjigje:
Alejkum selam!
Natyrisht se vetëvrasja është gjë e ndaluar dhe nuk arsyetohet në asnjë mënyrë, por edhe zinaja është haram dhe po ashtu nuk arsyetohet në asnjë mënyrë, qoftë edhe kërcënimi me vetëvrasje nga ana e atij që dëshiron të bëjë imoralitet – zina. Është pozitive që edhe ju në pyetjen tuaj e quani zina, gjë që nënkupton se e dini rrezikun e zinasë dhe pasojat e saj. Në Islam nuk lejohet të veprohet një haram për shkak të rrezikut për rënie në një haram tjetër, nga i njëjti person, e të mos flasim të bëj mëkat një person nga frika se dikush tjetër mund të bie në një mëkat tjetër. Në bazë të kësaj që u tha, nënkuptohet se ajo vajzë le të bëj vetëvrasje, sepse kërcënimi i saj për përfundimin e jetës së saj, një gjë kjo shumë e urryer dhe e ndaluar, nuk ta arsyeton aspak ty imoralitetin me të. Allahu thotë:

Thuaj: A mos vallë do të kërkoj unë tjetër zot, përveç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje? Kushdo që bën diçka, punon për vete dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit. Pastaj të gjithë do të ktheheni te Zoti juaj dhe Ai do t’ju tregojë për kundërshtitë që kishit mes jush.”  (El-En’amë, 164) 
Po ashtu në ajetin tjetër Ai thotë:

“Kush zgjedh rrugën e drejtë, e ka për veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet në dëm të vetvetes dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar!”
(El-Isra’, 15)


Nga ajeti nënkuptohet se Allahu nëse e dënon personin mëkatbërës, e dënon për fajin e tij personal dhe pasi që t’ia ketë sqaruar të vërtetën duke i dërguar profet etj..

Mirëpo, ju nëse ia doni të mirën vajzës dhe nëse ajo është aq shumë e lidhur për ju, atëherë martojeni atë dhe nëpërmjet rrugëve të shëndosha pengojeni atë që të mendojë për gjëra të këqija, siç është vetëvrasja, e jo nëpërmjet zinasë ta “parandaloni” nga ai rrezik.

Allahu e di më së miri!


                                                            Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.