MЁNYRA E ABDESIT

 
Konflikte me babin pėr fe... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 20 gusht 2008

Pyetje:
A e kam haram që gjithmonë bie në konflikt me babin për fe?


Përgjigje:
Natyrisht se e kemi obligim që të gjithë të bëjmë thirrje në parime të shëndosha, në besim të shëndoshë dhe në fenë e pranuar te Allahu. Në këtë rast edhe më tepër e kemi obligim të përqëndrohemi në këtë pikë kur është në pyetje anëtari i familjes. E rrugës do të ishte që prindi – babi ta luante rolin e tij, pra të kërkojë nga ju që të jeni fetare, por ç’t’i bësh, kur rolet janë ngatërruar dhe fëmijët detyrohen ta luajnë rolin e edukatorit në familje edhe në raport me prindërit. Sido që të jetë, Elhamdulilah.

Mirëpo në kuadër të obligimit për thirrje në vlera të pastra dhe të shëndosha, ekziston edhe kodi etik që ka të bëjë me këtë fushë, i cili i precizon mënyrat e thirrjes në të gjitha situatat. Përshkruar shkurtimisht atë kod, me çdo njeri duhet të sillemi në mënyrat më të mira të mundshme, qoftë ajo ftesë, thirrje, apel, dialog apo polemikë. Nëse kështu, me të mirë duhet të sillemi edhe me ata që mund të jenë në pozitë statusore të barabartë ose më të ulët, nuk diskutohet se çfarë na mëson ai kod se si të sillemi me ata që janë më lart në pozitë, e në mënyrë të veçantë me prindërit! Pra, guxoni dhe obligoheni të dialogoni, e edhe të
polemizoni me prindin për çështje të fesë, por jo të harroni se jeni fëmijë i tij.

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij dhe i di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë.” (En-Nahl, 125)

Duhet të dihet se nëse prindi thërret në atë që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me mësimet islame, nuk obligoheni ta dëgjoni atë e ta thyeni urdhrin e Allahut, sepse Allahu është më me prioritet nga të gjithë që të respektohet urdhri i Tij. Allahu thotë:


“Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”. Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmërojë për atë që keni bërë.” (Lukman, 14 dhe 15)

 
Pra, edhe atëherë kur e kundërshtoni thirrjen e prindit në një vepër që kundërshtohet nga Allahu, kjo nuk duhet t’ju pengojë në mirësjellje me prindërit tuaj në jetën e përditshmërisë, që në ajet është thënë “por sillu mirë me ata në këtë jetë”.


                                                     
Muhamed Dërmaku
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.