MЁNYRA E ABDESIT

 
A pranohet abdesi nėse gjymtyrėt lahen mė shumė ose me pak se tri herė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 14 gusht 2008
Pyetje:
Nëse lahen gjymtyrët më pak ose më shumë se 3 herë (që duhet lahen nga 3 herë), 
a numërohet atëherë abdesti?
ZOTI ju shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!
Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!



Përgjigje:
Ve alejkumus selam ve rahmetullahi ve berekatuhu!

Po, nëse gjymtyrët që duhen larë për abdes, lahen  vetëm njëherë, abdesi është valid – i pranueshëm. Kështu edhe nëse lahen dy herë. Por më së miri është që të lahen tri herë. Kështu ka preferuar i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. Ndërkohë që nuk bën të lahen më shumë se tri herë. Nëse veprohet duke i larë më shumë se tri herë, abdesi prapë është i konsiderueshëm, por është e urryer të dilet jashtë referimit të Muhamedit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e sidomos në gjërat që ne vet nuk kemi mundësi t’i dimë, por i kemi mësuar nga praktika dhe teoria e tij.


                                                Muhamed Dërmaku





 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.