MЁNYRA E ABDESIT

 
Kur burri i thotė gruas s’ke niqah me mua... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 14 gusht 2008
Pyetje:
Desha ta di na  kur  një burrë i thotë gruas sa herë që nervozohet ti s’ke 
niqah me mua.
Përgjigje:
Në momentin kur burri i thotë gruas së tij nuk je niqah me mua, nuk je gruaja ime, nuk të kam në kurorë e të ngjashme, ai e ka shkurorëzuar gruan e tij, pa marrë parasysh se a e ka bërë duke qenë nervoz apo duke qenë i qetë. Nëse një gjë të tillë e ka bërë tri herë gjatë jetës së tyre martesore, ajo grua është haram për të dhe nuk lejohet të jetojnë së bashku. Allahu na ruajttë nga cytjet e shejtanit!
Duhet ta kenë parasysh burrat se ndaj gruas nuk bën të përdoren fjalët e shkurorëzimit – divorcit as në shaka, sepse jeta martesore është jetë serioze dhe nuk bën të luhet me të.


                                               Muhamed Dërmaku


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.