MЁNYRA E ABDESIT

 
Islami ėshtė praktikė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė. 13 gusht 2008


Feja islame nuk njeh pretendime të thata, përkundrazi i urren ato.


Duke qenë të vetëdijshëm se jeta është diçka që harxhohet çdo ditë, të vetëdijesohemi edhe më shumë që atë ta harxhojmë e ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, në praktikën më të lehtë e me plot begati përfituese, të cilat nuk tolerojnë assesi që të jemi njerëz të depresionuar.

Të gjitha këto, padyshim që duhet t’i kërkojmë diku, ndërsa ato gjenden vetëm tek një besim, ai islam.

Një nga veçoritë e rëndësishme të besimit në fenë islame, është shtresimi i besimit në thellësitë e zemrës, konkretisht, ngopja e zemrës dhe shpirtit me të.

Fortifikata e denjë njerëzore, çështjen e besimit nuk e konsideron si diçka të tepërt e që mund ta hedhë kur të dëshirojë, ngaqë këtë (besimin islam) e konsideron gurë themelor të ekzistencës shpirtërore. Për këtë, është i kuptueshëm fakti se besimi islam është një sistem shpirtëror, si dhe është i kuptueshëm fakti se ky sistem nuk është vetëm një eveniment kalimtar në kohë e as një trup që zë një vend të caktuar.

Njeriu si qenie e ngritur mbi të gjitha krijesat, me zotërim të vetëdijes dallohet nga të gjitha, se më së miri bartë përgjegjësinë për monoteizëm, përgjegjësinë për të vetmin Krijues.

Nuk ka aspak dyshim se ta dish të vërtetën vetëm me mendje, është e pamjaftueshme për ta shijuar ëmbëlsinë e praktikës së Islamit, ngaqë besimi islam s’duhet të konsiderohet një lojë zgjuarsie.

Në rrugën e shpëtimit që të çon te Allahu i Lartësuar, pasi që të përpunohen në vetëdije ndjenjat, të cilat vijnë nga përbrenda dhe lëndët e marra nga jashtë, duhet të shndërrohen ato në besim dhe, duke i përvetësuar, duhet të përjetohen sinqerisht.

Për shembull, ashtu siç i përfytyron dikush urinë dhe etjen, por nuk i jeton, i tilli nuk mund t’i kuptojë ato. Ashtu është edhe me personin, i cili i njeh çështjet fetare por nuk i jeton ato, ai nuk mund të bëhet fetar.

Për të tillët që janë mohues të së Vërtetës, All-llahu i Lartësuar thotë:

“Kur u erdhën argumentet Tona me tërë qartësinë e tyre, ata thanë: “Kjo është një magji e hapur.” Edhe kur u bënë plotësisht të ndërgjegjshëm, i mohuan si pasojë e mendjemadhësisë dhe kokëfortësisë së tyre.” (Neml, 13 dhe 14).

Andaj, janë dy elemente bazë që e përbëjnë konstruksionin e fesë: besimi dhe adhurimi. Në Islam, adhurimi është treguesi i besimit dhe njëkohësisht kusht i të qenit fetar. Në qoftë se besim është ta besosh Allahun, adhurim është ta duash, ta kujtosh dhe ta kërkosh Atë.

Prandaj, ai i cili pandeh se është fetar si dhe pohon se jeton jetë fetare ndërsa si kryen adhurimet, të cilat i ka obliguar All-llahu, i tilli përpiqet ta gënjejë veten dhe njerëzit përreth.

Feja islame nuk njeh pretendime të thata, përkundrazi i urren ato. Të urtët këtë besim e krahasuan me një pemë të bekuar, e cila jep fryte gjithmonë pandarë dhe pareshtur me lejen e Zotit. Frytet e saj i cilësuan të larta e shpirtërore, si: principin, dëshirën e mirë për të tjerët ashtu si për veten si dhe ndjenjën e mëshirës.

Këto virtyte superiore i reflekton sjellja e çdo besimtari, i cili e praktikon këtë besim, e ai i cili nuk i posedon këto, i ngjan atij i cili tenton dhe mundohet ta mashtrojë vetveten dhe të tjerët se është pjesëtar i besimit islam.

Specifikat që përmbajnë këto cilësi, në hap të parë nuk janë edhe aq të lehta për t’u zbatuar, por bëhen të lehta për atë i cili nxjerr në pah me tërë sinqeritetin që ka fjalën bindëse e cila thotë: “Për mua s’ka Zot tjetër, që meriton adhurimin, përveç Allahut dhe se Muhamedi (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) është rob dhe i dërguar i Tij.”

Ku nga fuqia e këtij besimi dhe kësaj bindjeje arrin të mposhtë çdo ves dhe sjellje të ligë.

Në lidhje me këtë dhe si të fundit për këtë shkrim, po i lëmë vendin një hadithi të Muhamedit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, i cili thotë:

“Njeriu që e ka njohur me tërë qenien e tij Allahun për Zot, Islamin për fe dhe Muhamedin për të dërguar, ka shijuar kënaqësinë e besimit!” (Muslimi)
 
Andaj, e tërë kjo të jep të kuptosh se po i ndjeve këto gjëra, aspak nuk është e vështirë që ta praktikosh besimin islam. 

  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.