MЁNYRA E ABDESIT

 
Zhurmė vere PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Burbuqe Rexha   
e mėrkurė. 13 gusht 2008

Askush dhe për askënd nuk meriton 
të thyhen rregullat islame.









Derisa ditët dhe netët e nxehta 
shoqërohen me tinguj dhe këngë dasmash, 
rrugët gumëzhijnë nga njerëzit me veshje të vendeve bregdetare. Numër i 
shtuar i automjeteve,kolona krushqish që të lënë përshtypjen se të gjitha 
ceremonitë u janë përshtatur orarit të pushimeve të familjarëve që jetojnë 
jashtë vendit, rezervime të lokaleve, të ''iks'' këngëtarëve, asaj apo kësaj 
arsyeje, organizime deri në detaje, e mos të flasim për paraqitjen dhe 
dukjen e dasmorëve që "duhet" t'ju ngjajnë aktorëve të serive "soup 
opera" apo "yjeve tëHollivudit", gjithnjë duke pasur kujdes që të mos 
duken njëjtë në ceremonitë e radhës. 

Popull i prirë për të huazuar kultura dhe dukuri negative. Këto ceremoni 
jo vetëm që nuk përmbajnë elemente islame po as edhe të traditës 
shqiptare. Shumë e shumë elemente të huaja hyjnë me emër dhe 
mënyrë të gabuar, gjoja "civilizim". Shifra marramendëse llogarish, 
gjithë këto investime?! 
Në kohën kur shumë familje jetojnë në varfëri të skajshme dhe vuajnë 
edhe për më elementaren, bukën e gojës...

Marrëzitë nuk kanë fund. Kredi për të bërë një dasmë me nam apo 
"mos me u korit". 
Askush dhe për askënd nuk meriton të thyhen rregullat islame.

Dashtë Allahu të na udhëzojë e këto ceremoni të zymta e të zbrazëta të
cilat janë edhe vatra të shigjetave e tingujve të djajve, të zëvendësohen 
me mexhlise islame; në vend të gibetit të zë vend përmendja dhe 
falënderimi i Allahut të Madhëruar dhe tingujt e këngët e zymta të 
zëvendësohen me ëmbëlsinë e këndimit të Kur'anit. Në vend të dehjes 
dhe stërngopjes, të begatohemi me ushqime të lejuara dhe të 
solidarizohemi me ata që kanë më së shumti nevojë...


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.