MЁNYRA E ABDESIT

 
Agjėrimi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Behauddin Gashi   
e enjte. 12 tetor 2006

Muaji i Ramazanit, muaj i bekuar,
kur i kanë ardhur të gjitha shpalljet botës.
Në të ka zbritur Kurani i Madhëruar,
nga i madhi Zot, në qiejt e tokës…. 

Në Ramazan filloi profetësinë ai diell,
në këtë muaj ndodhet dhe nata e Kadrit.
Në këtë muaj u ngrit Isai në qiell,
në këtë muaj jepet sadakaja e Fitrit! 

Lufta e Bedrit në të u fitua,
në të është itikafi, i larti adhurim…
Mekka e nderuar në të u çlirua,
shumë lutje, në të, jo, nuk kanë më kthim! 

Agjërimi, një adhurim i lartë shpirtëror,
që kontrollon epshin dhe trupin kalit.
Na bën më të mirë, na bën më njerëzorë,
tek njohim si vuan varfanjaku përditë. 

Nga zjarri i tmerrshëm agjërimi më mbron,
më mbron nga ligësitë e njerëzve pa fe.
Ramazanin nderoj, Zoti më vështron,
ai ma sjell diellin që çel në Atdhe! 

Ai që ëmbël ndihmon një agjërues,
Sa dhe ai është i nderuar dhe shpërblyer…
Njeriut mos ia kthe krahët kurrë,
Zoti për ne i ka hapur gjithë dyert! 

Marrë nga libri: ”Agjërimi” i autorit, Behauddin Gashi
   
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.