MЁNYRA E ABDESIT

 
Qė fėmijėt tanė mos tė bėhen fajtorė nesėr PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e diel. 10 gusht 2008

Nëse nuk i bëni këto, mos u çuditni nëse një ditë fëmija juaj mund të ulet në karrigen e fajtorit.










Prindërit duhet të punojnë me fëmijët që t’iu formojnë atyre identitet dhe personalitet sipas normave të drejta morale.

Më poshtë po i përmendim disa këshilla:

1. Mos thoni se janë të vegjël, sepse edukimi fillon që në djep.

2. Mos i lejoni kurrë të gënjejnë!

3. Mësojini ata që të ndihmojnë të tjerët.

4. Mos ua premtoni atë që s’mund ta realizoni!

5. Mësojini fëmijët që të jenë të vendosur!

6. Silluni me fëmijët si shokë!

7. Nëse flasin fjalë të cilat juve ju shqetësojnë atëherë evitoni ato me kujdes, gjeni metodën e përshtatshme e jo të bini pre e provokimeve të tyre.

8. Gjërat të cilat fëmijët mund t’i bëjnë, ua lejoni, sepse nëse nuk e bëni këtë, ua humbni vetëbesimin dhe e shtoni varësinë për ju.

9. Kur gabon fëmija, korrigjojeni, mirëpo jo në prani të tjerëve.


        10. Mos u thoni atyre kurrë gënjeshtra!

        11. Mbani fjalën e dhënë fëmijëve! Mos ua premtoni atë që s’mund ta realizoni!

        12. Gabimi nuk rregullohet duke u inatosur, por duke e shpjeguar.

        13. Mos i jepni fëmijës gjithçka që ai kërkon; ndryshe ai do të mendojë se gjithë bota punon për të.

        14. Mos qeshni kur ai thotë ndonjë fjalë të paedukatë; po bëtë kështu ai do ta kujtojë veten si më të mençurin...

        15. Kujdesuni për edukimin shpirtëror të tij!

        16. Mos ngrini gjithçka që ai hedh në tokë, sepse kështu, fëmija do të mësohet që, të gjitha detyrimet e tij t’ua kalojë të tjerëve.

        17. Mos i jepni para për të shpenzuar aq sa ai kërkon! Ndryshe, ai nuk do ta ndiejë të nevojshme të punojë.

        18. Mos i përmbushni të gjitha kërkesat e tij për ushqime të zgjedhura dhe për sende luksi!

        19. Mos e mbani anën e tij kur e shihni që ai ka gabuar në marrëdhëniet me mësuesin, shokët, etj., por e këshilloni dhe kritikoni, mirëpo jo në prani të tyre.

        20. Mos e llastoni, sepse nuk mund të ketë çdo gjë që ai e kërkon.

        21. Nëse e qorton ndonjëri mos ta përkrahë tjetri!

        22. Mos u grindni në prani të fëmijëve!

        23. Mësojeni të jetë i kujdesshëm gjatë të ushqyerit, sepse pastaj do t’ju turpërojë në prani të tjerëve.

       
Nëse nuk i bëni këto, mos u çuditni nëse një ditë fëmija juaj mund të ulet në karrigen e fajtorit, si pasojë e edukatës që ju i keni dhënë...

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.