MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet rrahja e fėmijėve? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 06 gusht 2008

Pyetje:
Es-selamu alejkum!
Kam një pyetje lidhur me rrahjen e fëmijëve. A është e lejuar një  gjë e tillë kur kemi 
parasysh që sot shumica e prindërve për pak arsye i rrahin fëmijët e tyre, sidomos 
fëmijët prej moshës dyvjeçare që sapo kanë filluar të kuptojnë. Nëse po, për çfarë 
arsye lejohet kjo?


Përgjigje:
We alejkumus selam!
Rrahja e fëmijëve është një prej defekteve gjatë procesit të edukimit të tyre. Është e vërtetë se fëmijët mund të lazdrohen dhe në shumë raste duket se nuk ka alternativë të ndaljes së tyre nga problemi, përpos rrahjes. Psikologët shënojnë rrezik permanent në edukatën e fëmijës, nëse për metodë të evitimit të problemeve, zhurmës, etj., përdoret dhuna, si: rrahja apo masa të tjera ndëshkuese, që ndikojnë negativisht në psikologjinë e fëmijës. Fëmija, nga rrahjet që i shkaktohen, e sidomos nga prindërit, krijon përshtypje të distancës dhe arbitraritetit të prindit ndaj tij, gjë që do të ndikojë keq në psikologjinë e fëmijës dhe do të reflektohet në moshën e pjekurisë. Fëmijët të cilët “edukohen” me dajak dhe dhunë, kur arrijnë moshën e pjekurisë, fitojnë një vetëkënaqësi dhe pavarësim të personalitetit të tyre. Kur u forcohet trupi, pastaj bëhen edhe rebelë dhe të padëgjueshëm, e shpeshherë edhe kërcënues.

Edukimi i fëmijëve përmes dialogut dhe këshillave, ndonëse është i vështirë dhe kërkon durim të madh, krijon te fëmijët një afërsi dhe respekt ndaj prindërve kur të rriten në moshën e pjekurisë, dhe në këtë mënyrë, atëherë kur më së shumti është nevoja që t’i marrin këshillat dhe mësimet e prindërve dhe edukatorëve, janë në gjendje t’i marrin sugjerimet e tyre më me lehtësi, dhe kështu ruhen nga rreziqet e mundshme që i kaplojnë adoleshentët.

Në mësimet islame gjejmë se fëmija mund të rrihet, vetëm atëherë kur i mbush dhjetë vite, pra kur të kuptuarit e ka në nivel, por nuk i “funksionon” arsyeja dhe atë për çështje të rëndësishme siç është namazi. Pra, përderisa prej moshës shtatëvjeçare të fëmijës, janë përdorur format e dialogut dhe marrëveshjes për ta edukuar dhe adaptuar me namaz, nëse kah mosha dhjetëvjeçare nëse çalon në kryerjen e atij obligimi për të cilin kishte marrë mësime plot tri vite, atëherë bën të rrihet. Bën të rrihet, por edhe atëherë në masë të vogël e jo me e shpreh mllefin apo nervozën duke e rrahur fëmijën.

Allahu e di më së miri!


                                                                                        Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.