MЁNYRA E ABDESIT

 
Prej cilit vit duhet tė agjėrojnė djemtė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 06 gusht 2008

Pyetje:
Prej cilit vit duhet te agjerojne djemte?


Pergjigje:
Djemtë si edhe vajzat, obligohen me detyrat islame si namazin, agjërimin etj. pasi të arrijnë moshën e pubertetit apo moshën e pjekurisë seksuale. Nuk mund të thuhet saktë se në cilën moshë arrihet pjekuria, sepse kjo mund të ndryshojë nga një person në tjetrin. Andaj, rregulli i detyrimeve mbetet i lidhur me arritjen e moshës madhore. Kjo gjë përafërsisht, shumicën e rasteve te djemtë i përfshinë moshat ndërmjet 14 e 15 vjet, kurse te femrat mund të fillojë qysh nga mosha 12 vjet. Por nga të dyja anët e këtyre moshave mund të ketë përjashtime, që d.m.th. se edhe më herët se 14 vjet mund të arrijë pubertetin djali, por mund edhe ta kalojë moshën pesëmbëdhjetëvjeçare.

Allahu e di më së miri!


                                                                                              Muhamed Dermaku

  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.