MЁNYRA E ABDESIT

 
Durimi- (Sabri) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 05 gusht 2008
 
Kuran:

All-llahu i madhërishëm thotë:
“O besimtarë, kini durim dhe jini të qëndrueshëm...”
                                              (Ali Imran, 200) 

“Por kush duron dhe falë, ajo është nga punët e mençura”.
                                             (Esh-Shûrâ 43)

“...Kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim është me durimtarët”. 
                                               (El-Bekare, 153)



Hadithe:

Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu që thotë: “Pejgamberi alejhi ve selem kaloi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha: “Frikësoju All-llahut dhe bëj durim”. Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi  ajo shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit dhe pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: (O i Dërguari i All-llahut) “Unë ty nuk të kam njohur”. (Pejgamberi) Tha: “Durimi është në goditjen e parë (sepse atëherë është më së vështiri)”.

Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu që thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut  duke thënë: “All-llahu xh.sh. thotë “Nëse robin timin e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t'ia kompensojë me Xhennet”.



Thënie të Zgjedhura:


Njeriun e bëjn njeri 4 gjëra: Drejtësia, dituria, durimi dhe kursimi (Thënie e një dijetari)

Durimi është i hidhur, mirëpo sjellë fruta të ëmbla. - (Ruso)

Me durim zbutet edhe princi, fjala e urtë then edhe gurin.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.