MЁNYRA E ABDESIT

 
Ėmbėlsirė (20 min) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta   
e hėnė. 04 gusht 2008
Përbërësit:

-250 gr. biskota
-150 gr. lajthi
-50 gr. Çokollatë gatimi
-100 gram rrush i thatë
-125 gr. gjalpë
-1 lugë kanellë
-125 ml qumësht
-1 vezë

Përgatitja:

Në një enë të madhe e të thellë i thërmojmë biskotat, e shtojmë rrushin e thatë dhe lajthitë e thërmuara.
Në tengjere në zjarr e vëmë qumështin dhe gjalpin. Pasi shkrihet gjalpi, tengjeren e largojmë nga zjarri. Duke përzier pandërprerë, e shtojmë edhe kanellën. Qumështin e nxehtë e hedhim në enën me bislota. Në enë e hedhim edhe vezën e rrahur. E përziejmë masën, derisa të bashkohet.  Masën e vëmë mbi enën për torte. Me thikë rrafshojmë masën, duke e bërë në formë të drejtëkëndëshe. Pasi shtrëngohet ëmbëlsirën e  presim në copa drejtëkëndëshe.
Me fishek me çokollatë të shkrirë i zbukurojmë copët e ëmbëlsirës në formë te vijave.  Mbi çdo copë vëmë nga një lajthi.




 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.