A ėshtė vonė tani pėr pėrmbushjen e zotimit? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e shtunė. 02 gusht 2008 |
Pyetje: Ju përshëndes! Zoti ju shpërbleftë për punën që po e bëni! Tetë vite s’kam pasur fëmijë e pastaj Zoti fuqiplotë ma dhuroi një djalë, ndërsa tani i kam dy djem. Kur e linda djalin e parë u patëm betuar me burrin që do t’i ndihmojmë një familjeje të varfër por ka tri vite pas lindjes së djalit e ky ka mbetur vetëm premtim. Tani a mos është vonë për ta përmbushur premtimin apo është krejt në rregull?
Përgjigje: Përderisa keni premtuar apo jeni zotuar ta kryeni një punë të ndershme, e cila vlerësohet lart në Islam dhe Allahu i shpërblen njerëzit bamirës, nuk është vonë që tani ta përmbushni atë zotim, në formë falënderimi ndaj Allahut Fuqiplotë. Vonesa në punë të mira, nuk vlerësohet mirë, por është më e mirë sesa lënia e punëve të mira pas dore krejtësisht.Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |