MЁNYRA E ABDESIT

 
Kur nėna e mallkon dhėndrin PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 02 gusht 2008
Pyetje:
Pas 15 vjet martese, nëna thotë për dhëndrin “haram i qoftë vajza ime atij”! 
Çfarë do të thotë kjo për atë martesë kur nëna e ka mallkuar dhëndrin?
Ju lutem, m’u përgjigjni se ka kohë që dëshiroj ta pyes dikë për këtë çështje!
Es-selamu alejkum!


Përgjigje:
We alejkumus selam!
Një fjali e tillë e vjehrrës për dhëndrin, nuk shkakton ndonjë problem ligjor në statusin e martesës të së bijës me atë njeri. Mllefin që mund ta ketë nëna karshi burrit të vajzës, mund ta ketë si rezultat i vet informatave që i merr nga vajza e saj, qofshin edhe të vërteta. Prandaj, duhet të ndikojë vet vajza në përmirësimin e imazhit të burrit të saj në sytë e nënës respektivisht vjehrrës. Martesa është e ligjshme dhe nuk prishet për shkak të këtyre fjalive mallkuese.Allahu e di më së miri!


                                                                      Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.