MЁNYRA E ABDESIT

 
A mė lejohet ta shikoj njė seri filmike...? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 02 gusht 2008
Pyetje:
A më lejohet ta shikoj një seri filmike në të cilin flitet për një dashuri të vërtetë por
personazhet janë myslimanë?


Përgjigje:
Emrin e myslimanit e bartin shumë njerëz sot në botë, por veprat e tyre shpeshherë nuk përkojnë me fenë, të cilës i takojnë.

Shikimin e serive të sotme nuk ka kurrfarë elementi që e arsyeton e sidomos kur bëhet fjalë për seri me përmbajtje dashurie. Aty, përveç se do të shikonit gjëra të ndaluara prej më të ndryshmeve, do të fitoni, ndoshta pa e hetuar fare, një “edukatë” të dashurisë, e cila do të ketë ndikim negativ dhe do ta rrezikojë mirëqenien tuaj në dashuri edhe në të ardhmen.

Motër e nderuar, merruni me studimin dhe thellimin e diturive fetare islame, ku do të përfitoni sistemin më origjinal dhe më përparimtar për të gjithë njerëzit e veçanërisht për botën femërore. Me përgjegjësi e them se asnjë sistem nuk ju bën ta ndieni veten më njeri dhe me më shumë të drejta sesa Islami. Të tjerët femrën e përdorin si mjet, ndërsa Islami i jep asaj kuptim të qëllimit.
Allahu e di më së miri!


                                                                        Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.