MЁNYRA E ABDESIT

 
A bėn tė falesh vetėm nė Ramazan? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 02 gusht 2008

Pyetje:
Dua ta di se a mund të falesh vetëm një muaj - në kohën e Ramazanit, pra vetëm   
në muajin e agjërimit? A është e mundur dhe a është mirë të bëhet kjo?


Përgjigje:
Muaji i Ramazanit është specifik pasi në të myslimanët obligohen të agjërojnë gjatë ditës. Po ashtu është specifik se edhe veprat e tjera të mira të përditshme, gjatë Ramazanit shpërblehen me shpërblime të veçanta. Por kur është fjala te namazi, zekati, respekti i prindërve, bamirësia, mirësjellja, përkujtimi i Allahut, etj., të gjitha këto janë obligim në çdo periudhë të vitit dhe nuk janë të afatizuara me sezone të caktuara. Namazi obligohet për myslimanin gjatë tërë vitit, dhe si i tillë duhet kryer gjatë gjithë jetës. Namazi si obligim ditor nuk është i vështirë dhe nuk merr kohë, andaj mos lejoni shejtanin t’ju frikësojë nga kryerja e tij gjatë gjithë kohës.


                                                           Muhamed Dërmaku



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.