MЁNYRA E ABDESIT

 
Arti i menaxhmentit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jehona Kamberi - Telqiu   
e enjte. 31 korrik 2008

                     

 


Arti i menaxhmentit paraqet një formë tjetër të trajtimit të funksioneve të menaxhmentit. Në këtë përfshihen shtatë pika, të cilat, në të vërtetë paraqesin mjetet me të cilat drejtohet një organizatë. Ato janë:

 



  1. Strategjia
    – duhet siguruar se organizata sipas situatës duhet të ndërmarrë hapat e duhur. Termi ``strategjik`` ka si qëllim t`i jap planifikimit cilësinë e pikëpamjes  afatgjate dhe gjithëpërfshirëse.
 
  1. Struktura - organizimi është mënyra më efikase për përmbushjen e qëllimeve.
 
  1. Sistemet - mekanizmat me të cilat organizata i kryen operacionet e veta dhe janë çështje me rëndësi.
 
  1. Shkathtësia - me to organizata punon si duhet.
 
  1. Sjellja – mënyra se si sillet menaxhmenti.
 
  1. Personeli - paraqet njerëzit me anë të të cilëve një organizatë i përmbush  qëllimet.
 
  1. Kultura - paraqet besimin dhe ndjenjat e thella, të cilat sajojnë kulturën e organizatës.
 

Hapat në planifikimin strategjik përfshijnë:

 

Definimin e misionit, analizën SWOT (analizimin e fuqive dhe dobësive dhe identifikimin e mundësive dhe kërcënimeve), vendosjen e qëllimeve dhe objektivave, zhvillimin e strategjive të lidhura (taktike dhe operacionale) dhe monitorimin e planit.

 

Procesi i planifikimit strategjik ka për qëllim zgjidhjen e asaj që është më e mirë kundrejt situatave që formojnë një ambient dinamik, në disa raste edhe armiqësor.

 

Me administrim strategjik nënkuptohet orientimi i disa detyrave administrative, sikurse janë: përgatitja e programeve, përcaktimi i buxheteve për programe, vendosja e hierarkisë, zhvillimi i burimeve njerëzore dhe vlerësimi i tyre. Gjithashtu, siguron udhëzime për shndërrimin e burimeve dhe shkathtësive në aktivitete dhe prioritete të larta d.m.th. përfshin përzgjedhjen e prioriteteve të caktuara.

  Disa pyetje që mundësojnë t`i gjejmë fuqitë janë: 

1. Çfarë ju dallon juve nga konkurrentët?

 

2. Çfarë përparësish keni në krahasim me konkurrentët?

 

3. Çfarë resursesh të veçanta apo me kosto më të ulët keni në disponim?

 

Dobësitë paraqesin listën e gjërave që kërcënojnë situatën .

 

Pyetjet që ndihmojnë të zbulohen dobësitë janë:

 

1. Cilat janë nevojat e paplotësuara të forcës blerëse?

 

2. Çfarë mund të përmirësoni?

 

3. Çfarë duhet të mënjanohet?

 

Administrimi strategjik nuk është proces që realizohet lehtësisht, por është një proces i  rëndë, kërkon mund e kontribut intelektual dhe shumë diciplinë e rregull. Gjithashtu, ka nevojë për vullnet dhe shkathtësi për të zgjedhur afatet kohore për realizimin e tyre, në vend të pritjes së ndodhjes së krizave që na shtyjnë për të reaguar në mënyrë sterile.

 

   
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.