MЁNYRA E ABDESIT

 
Agjėrimi i gjymtyrėve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ---   
e mėrkurė. 11 tetor 2006



Bëje të ditur se agjëruese është ajo të cilës i agjërojnë gjymtyrët nga mëkatet, i agjërojnë sytë nga shikimi i harameve, i agjërojnë veshët nga dëgjimi i harameve si: gënjeshtra, përgojimi, muzika si dhe çdo gjë e ndaluar.
I agjërojnë duart nga dhuna e ndaluar, agjërojnë këmbët nga shkuarja në vendet e haramit, agjëron gjuha nga gënjeshtra, fjalët e këqija, i agjëron barku nga ushqimet dhe pijet, i agjëron organi nga gjërat e turpshme , kur flet, thotë fjalë të mira dhe të dobishme dhe nuk flet nga ato fjalë të këqija, nuk  i prek nderet e muslimaneve, sepse kjo konsiderohet prej mëkateve dhe ndalesave të mëdha, prandaj dhe i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kush nuk i lë fjalët e kota dhe veprimin me to, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ai ta lë ushqimin dhe pijen." (Buhariu)
 

Gjithashtu  i Dërguari i Allahut thotë: "Nëse dikush prej jush është agjërueshëm të mos ofendojë dhe të mos bëjë zhurmë, nëse dikush të ofendon ose të lufton thuaj: Unë jam agjërues." (Muttefekun alejhi)

Ndërsa kush agjëron vetëm prej ushqimit dhe pijes, dhe bën iftar me mishin e muslimanëve dhe nderin e tyre, futet te thënia e të Dërguarit të Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ku thotë: "Shumë agjëruesëve, nuk u mbetet  asgjë prej agjërimit vetëm se uria." (Ibn Maxhe dhe Ahmedi me sened të saktë)

Përktheu: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.