MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēfarė tė drejtash i posedon ēifti pasi qė tė jetė kurorėzuar me hoxhė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 29 korrik 2008

Pyetje:
Selam alejkum! 
A ka mundësi të më tregoni për te drejtat qe i posedon çifti pasi që të jetë kurorëzuar 
me hoxhë. Duke qen i fejuar edhe pas kurorëzimit a duhet që çdo herë në praninë e 
atyre të dyve të jetë edhe një person tjetër prezent apo  jo? 
Faleminderit, Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigje:
Alejkum selam!

Çifti bashkëshortorë i kurorëzuar me hoxhë i gëzojnë të drejtat dhe obligimet e të martuarve. Pra obligohen me detyrat që i ka burri ndaj gruas dhe anasjelltas. Nëse ndahen dhe është caktuar mehri, femrës i takon mehri (kjo varion nëpër situata). E trashëgojnë njëri-tjetrin me rastin e vdekjes etj.
Të kurorëzuarit nuk obligohen që kur rrinë të kenë edhe dikë të tretin të pranishëm. Mund të rrine afër njëri-tjetrit etj.

Sa i përket marrëdhënie seksuale, nëse prindi apo vet vajza me rastin e niqahut kushtëzon që mos të ndodhin mes dhëndrit dhe bijës së tij para se ata të martohen, duhet të respektohet ky kushtëzim dhe nuk bën të thyhet.

Allahu e di më së miri!


                                                                                      Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.