MЁNYRA E ABDESIT

 
Dija namazit tėnd vlerėn dhe krenohu me tė! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albulena Bajrami   
e shtunė. 26 korrik 2008
 Mos u bë humbës i vetes, sepse 
këtë e dëshiron shejtani tek ti!






Shpesh dëgjojmë ankesa rreth çështjes së namazit. Shpesh hasim pyetje rreth këtij 
obligimi, si: pse nuk po mundem të koncentrohem në namazin tim? Si të arrij që të 
kem rehati dhe kënaqësi në namazin tim?, e pyetje tjera të ngjashme. Tema të shumta 
janë publikuar në web  faqet islame rreth çështjes së namazit dhe  pyetjeve të shumta 
u janë dhënë përgjigje për këtë shtyllë të fesë. 

Për nxitjen e faljes së namazit me rregull dhe kujdes gjenden ajetet e Kur’anit famëlartë,
hadithet e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe këshillat e 
panumërta të dijetarëve duke filluar prej shokëve të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja
e Allahu qofshin mbi të-as’habëve-, Allahu qoftë i kënaqur me ta, pastaj tabi’inëve,
tebei tabi’inëve dhe dijetarëve tjerë pas tyre që kanë ardhur duke përfshirë edhe 
dijetarët e kohëve të fundit që i njeh Islami.
Qëllimi i im me këtë temë është të paraqes një kënd tjetër të temës që lidhet me namazin
dhe nuk dua të përsëris atë që e gjejmë të shkruar rreth namazit nëpër shumë shkrime.

Motra në Islam!
Çështja e namazit është e rëndësishme për vet faktin dhe mënyrën si u pranua nga ana 
e Allahut të Madhërishëm. Derisa obligimet dhe urdhrat e tjera të Allahut kanë
zbritur dhe janë shpallur në tokë, urdhri për faljen e pesë kohëve të namazit në ditë 
nuk u shpall në këtë mënyrë. Këtë herë të dërguarit Muhamed, lavdërimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi të, iu desh që të ngrihet mbi shtatë qiejt në natën e 
Israsë, së bashku me Xhibrilin, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili zakonisht ia kumtonte 
urdhrat në tokë prej Allahut të Madhëruar. Kjo u bë për shkak të rëndësisë së lartë që 
ka namazi. 

Pra, Allahu i Madhëruar bëri që Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin 
mbi të, të ngrihet mbi lartësitë qiellore dhe vetëm atëherë t’ia shpallë urdhrin për 
faljen e pesë namazeve ditore.

Keni kujdes dhe dijani vlerën namazit tuaj o besimtare, që e keni pranuar këtë 
urdhër me dëshirë dhe vetëdije! Dijeni se namazi ka peshë të rëndë në Ditën e 
Gjykimit, ndërsa peshorja do të jetë e lehtë nëse nuk keni falur namaz, ose nuk 
keni pasur kujdes gjatë kryerjes së tij!

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi  të, në një hadith ka thënë:
“Gjëja e parë për të cilën robi do të jep llogari është namazi i tij;  nëse 
namazi është në rregull dhe si duhet, të gjitha veprat e tjera do të jenë në 
rregull, por nëse namazi i tij nuk është në rregull atëherë të gjitha punët e
tjera nuk do të jenë në rregull.”
 

O ju që faleni, dijeni se çështja e namazit kërkon kujdes të madh, forcë dhe përballje, 
qëndrueshmëri dhe sinqeritet! Nëse Allahu të ka zgjedhur të jesh prej namazlinjëve 
dhe e praktikon këtë urdhër, atëherë me siguri që tek ti Ai ka parë forcë,
qëndrueshmëri, përballje e sinqeritet.

Fale namazin me këto cilësi dhe veçori që i ke,dhe bëhu këmbëngulëse për zbatimin 
e kohëve të namazit me përkujtim të sinqertë!
Dije se çdo punë dhe vepër tjetër në kohët e namazit është e kotë dhe e pavlerë 
derisa nuk e kryen namazin! Mos lejo që punët dhe angazhimet tua ta dobësojnë 
moralin dhe qëndrueshmërinë për namaz!

Namazi është obligim, që sot fatkeqësisht, shumë pak njerëz e praktikojnë.
Allahu zgjedh në mesin e robërve të vet se kë ta udhëzojë në namaz, e padyshim 
ne kemi nevojë të madhe për të.

Nëse Allahu ta ka bërë të njohur rëndësinë dhe vlerën e namazit, kjo do të thotë 
se Ai të ka zgjedhur dhe do që të mëshirojë dhe të pastrojë ty me të. 
Ç
ështja
mbetet tek ti se a dëshiron ta pranosh këtë zgjedhje që po ta bën Allahu apo jo.
Nëse ti fillon të tërhiqesh dhe të dobësohesh në fillet e para të praktikimit të
tij, atëherë edhe kjo dhuratë shumë lehtë do të rrëshqasë nga duart. Zoti na 
ruajttë!

Dija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të! Mos lakmo në ata që nuk e falin
atë fare dhe nëse ti ke ato probleme që i ceka në fillim të temës, bëhu këmbëngulës 
dhe forco xhihadin tënd me veten dhe djallin e mallkuar derisa ti të triumfosh dhe 
derisa ta gjesh kënaqësinë dhe rehatinë në namaz që ty po të mungon!
Mos thuaj se nuk kam mundësi, jam i dobët dhe nuk po mundem më!
Mos u bë humbës i vetes, sepse këtë e dëshiron shejtani tek ti!

Vehb Ibën Munebi ka transmetuar: 
“Vërtet, kur njeriut i vdes zemra ose kur 
i ngurtësohet ajo, kur t’i shuhet mendja apo të devijojë dhe kur të dështojë 
në betejën me djallin, i shtohet e keqja në shpirtin e tij, sepse djalli qarkullon 
në trupin e tij siç qarkullon gjaku në damar.”
Njeriut kur t’i thyhet rezistenca 
dhe qëndrueshmëria shpirtërore, djalli bëhet shoqërues i tij.

Mbështetu tek Allahu i Madhëruar dhe lutu që Ai të ndihmojë në xhihadin tënd!
Detyro shpirtin tënd në çdo gjendje dhe kohë me përkujtim të sinqertë dhe me
ngulm vazhdo në këtë gjë! Lufto, derisa ta ndiesh fitoren e sigurt!

Allahu i Madhëruar në Kur’an thotë:
”E ata të cilët luftuan për hatrin tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë 
rrugës për tek Ne.”
 (Ankebut, 63)

Motër, ky ajet ka zbritur në Mekë atëherë kur ende nuk ishte dhënë urdhri për 
luftë dhe disa komentuesë të Kur’anit e kanë komentuar si luftën me veten. 
Po ashtu, transmetohet se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi
të, ka thënë: 
“Luftëtar në rrugën e Allahut, muxhahid, është ai i cili lufton 
me vetveten e tij për hir të Allahut të Madhëruar.”
(Transmeton Tirmidhiu)

 Ndërsa shejh Nablusi ka thënë: “Xhihad i nefsit është adhurimi. Nuk arrihet ndryshe
 veçse nëpërmjet dijes dhe kjo është farz për çdo person.”

Është e vërtetë që bota është mbushur me aktivitete dhe kënaqësi të ndryshme gjë 
që njeriut ia ka ënda të lakmojë dhe të vrapojë pas tyre, por jeta është edhe sprova 
edhe vuajtje dhe kur   këto çështje janë në mendjen e njeriut atëherë edhe zemra
kaplohet me to në namaz. Me gjithë këto gjëra, njerëzit nga racat dhe kombet e 
ndryshme po e pranojnë sot fenë islame dhe besimin e drejtë në Allahun dhe po 
e pranojnë flamurin e kësaj feje, por kur po vije deri tek çështja e namazit këtu po 
ngelen dhe lufta për ta përsosur atë po bëhet më e vështirë sesa hyrja në fillim në fe.
Prandaj them se luftën duhet ta forcojmë, imanin ta shtojmë edhe më tepër, sepse 
edhe lufta nuk do të jetë e lehtë sidomos nëse mungon gatishmëria në
bindje dhe sinqeritet të plotë për ta arritur qëllimin e dëshiruar.
Kur mungon kjo dhe kur të dobësohen këto cilësi njeriu mund të përfundojë me 
largim dhe dështim total nga feja dhe besimi në Allahun. Zoti na ruajttë!

Ibnul Kajimi ka thënë:
”Sinqeriteti është arma që lufton shejtanin për t’i shpëtuar vesveseve të tij.”

Motra të nderuara, për përmirësimin e namazit u këshilloj që ta lexoni librin e Ibnul 
Kajim “Rruga e udhëzimit”, sidomos kapitujt  III, IV, VI, VII, VIII dhe IX.

Në fund, Allahu na bëftë prej atyre që e falin namazin me rregull dhe namazi ynë 
u bëftë dritë dhe shpëtim në Ditën e Gjykimit! Amin!
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.