MЁNYRA E ABDESIT

 
Kamata PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jehona Kamberi-Telqiu   
e premte. 25 korrik 2008



Sipas Islamit kamata është e ndaluar për shumë arsye.   
Kamata paraqet shpërblimin e caktuar në para për dhënien në shfrytëzimin e përkohshëm të kapitalit hua. Varësisht nga shuma e kapitalit të dhënë hua llogaritet edhe kamata.

Sipas Islamit kamata është e ndaluar për shumë arsye. Ndalimi i kamatës është shfaqur në Kur’an në katër vende të ndryshme. Së pari, ajeti 39 i sures Er-Rum i shpallur në Meke, thekson se kamata e largon pasurinë nga bekimi i Zotit ndërsa bamirësia e shton atë.

Së dyti, ajeti 161 i sures En-Nisa i vë ata të cilët e hanë kamatën në një vend me ata të cilët e kanë uzurpuar pa të drejtë pronën e njerëzve të tjerë dhe i kërcënon që të dy me dënimin e Zotit.

Së treti, ajetet 130-132 të sures Ali-Imran të shpallur rreth vitit të dytë pas hixhretit, i urdhërojnë muslimanët të qëndrojnë larg kamatës, nëse dëshirojnë mirëqenie (në kuptimin e plotë islam).

Së katërti, ajetet 275-281 të sures El-Bekare, u kundërvihen në mënyrë të rreptë atyre që e marrin kamatën.

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, po ashtu ka kundërshtuar me fjalët më të ashpra jo vetëm, ata të cilët e marrin kamatën, por edhe ata që e japin, edhe ata që e regjistrojnë transaksionin ose veprojnë si dëshmitarë për të.

Kamata në esencë është në konflikt me theksin e qartë islam të drejtësisë sociale dhe ekonomike.


Pasojat sociale të kamatës janë:

 1.  Ndarja e njerëzve në shtresa

 2.  Pengimi i përparimit edhe për shtresat e mesme dhe

 3.  Ndikimi i kamatës në humbjen e lirisë.


Ndikimi i kamatës në ndarjen e njerëzve në shtresa

Kamata ndikon drejtpërdrejt në ndarjen e njerëzve në shtresa, sepse pasuria nuk del nga rrethi i të pasurve, të cilët e kanë në dorë edhe kamatën. Në këtë mënyrë pasuria çdoherë qarkullon brenda shtresës së pasur, e cila për armë ka kamatën, me ç`rast bëhet ndarja e njerëzve në shtresa. Dr. Omer Sulejman El-Eshkar ka thënë:
“Nëse pasuria qarkullon vetëm në rrethin e të pasurve, atëherë do të dëmtohen edhe të pasurit edhe të varfrit e asaj shoqërie.”
Kamata bën që pasuria të përqendrohet vetëm në dorë të një grupi të vogël individësh në një shoqëri, ndërkaq masa e gjerë privohet nga kjo e mirë.


Ndikimi i kamatës në pengimin e përparimit te shtresat e mesme

 Nuk ka dyshim se gjëja më e theksuar, e cila e pengon zhvillimin ekonomik të shumë shtresave shoqërore është kamata. Kjo ngase njeriu kur e sheh se nuk mund të realizojë një projekt ekonomik, përveç se me mjete të mëdha financiare, të cilat, si zakonisht, mund t`i realizojnë vetëm përmes kredive bankare me përqindje të lartë kamate, nuk shkon më tutje në këtë drejtim, sepse e sheh se nuk ka mundësi për ta mbuluar kamatën e  kredisë. Kështu mbyllen dyert e zhvillimit për të tjerët. Fjalët e Dr. Shahtit janë shumë me vend, sepse kamatëdhënësi duke e ngritur përqindjen e kamatës, e mbyll derën e zhvillimit para të tjerëve, për shkak se profiti i tij është i garantuar kurse profiti i borxhliut nuk është i garantuar. Po ashtu, në shumë raste fundi i tij do të jetë falimentimi dhe e gjithë kjo vjen për shkak të kamatës.


Ndikimi i kamatës në humbjen e lirisë.

Kur të flasim për pasojat sociale të kamatës mund të themi se prej pasojave më të mbrapshta të kamatës është humbja e lirisë. Kur njeriu huazon shuma të mëdha prej kamatëdhënësit dhe nuk ka mundësi t’i paguajë ato shuma atëherë epilogu i tij do të jetë shndërrimi i tij në rob të kamatëdhënësit. Rashid er-Ravit ka thënë:
“Kamata ka luajtur rol të rëndësishëm në rrënimin e shoqërive primitive dhe në paraqitjen e ekonomive të ngritura mbi robërim. Kjo nuk është aspak e çuditshme sepse kamata është shkak i nxjerrjes së njerëzve nga adhurimi i Allahut. Kjo parimisht ngrihet mbi bazën e mosekzistimit të lidhjes në mes vullnetit të Allahut dhe jetës së njerëzve.”
 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.