MЁNYRA E ABDESIT

 
Shkaqet e stresit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jehona Kamberi - Telqiu   
e martė. 22 korrik 2008


Stresi është një çështje serioze.                                            



Presioni që për dikë mund të jetë motiv dhe stimulim, për dikë mund të jetë shkak për stres. Stresi buron nga lidhja midis një personi dhe mjedisit përreth tij. Stresi është një çështje serioze. Ka efekte të dëmshme fizike, psikike por efektet e tij mund të dallohen edhe në sjellje dhe nëse ato nuk kontrollohen, atëherë mund të bëhen kërcënim i vërtetë për jetë. Stresi mund të ndahet në tri kategori kryesore:
 

1. psikike - si mendoni dhe si ndjeheni

 

2. fizike - si reagon trupi juaj dhe

 

3. sjellja – si veproni.

 

Sinjalet fizike të stresit përfshijnë: neverinë, frymëmarrjen e vështirësuar, kokëdhimbjen, humbjen e oreksit, tensionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

 

Sinjalet psikike ose emotive të stresit janë të shumta dhe ne po i cekim vetëm disa prej tyre, si: zemërimi, të qenët shumë emotiv qoftë edhe për gjëra të imëta, humbja e interesit për njerëzit e tjerë, humbja e interesit për aktivitetet, të qenët pak i shoqërueshëm, ndjenja e fajësisë, humbja e apetitit, humbja e besimit te vetvetja, humbja e memories (kujtesës) dhe përqëndrimi i paktë.

 
Simptomat e stresit që ndikojnë në sjellje 


Individët e prekur nga stresi mund të fillojnë të pijnë alkool ose të marrin barna të ndryshme për qetësim, pastaj te ta paraqitet ngrënia e shpeshtë për qejf, pirja në sasi të madhe të duhanit, përdorimi i  drogës dhe harxhimi i pakontrolluar i parave.


 
Tipet e personalitetit dhe stresi  


Te njerëzit hasim disa tipe të personalitetit dhe në varësi prej tyre mund të gjejmë se sa jemi të prekshëm nga stresi në krahasim me të tjerët.


 
Tipi A – është i prirë të ketë më tepër stres në jetën e tij dhe në krahasim me të tjerët është më shpesh i sulmuar nga sëmundje të lidhura me stres. Karakteristikat e grupit A janë: 


1. Konkurues – Është i prirë të arrijë majen më të lartë të suksesit dhe është shumë konkurrues.

 

2. Shpejtësia – Njerëzit e këtij tipi punojnë shpejt. Ata ia vendosin vetvetes afatet e fundit dhe detyrimet shpesh i përfundojnë para afatit.

 

3. Kërkesat - Ata nuk ndjejnë kënaqësi nga arritja e qëllimeve të tyre, duke thënë thjesht kjo është “vetëm një pjesë e punës”.

 

4. Produkti – Njerëzit e tipit A për shkak të kryerjes mirë të detyrës shpesh janë model për të tjerët.

 

5. Autoritet - Nuk duhet t’i shpërndajnë përgjegjësitë pasi ndjejnë s’e e humbin kontrollin ndaj asaj që duhet bërë.

 

6. Agresiv – Njerëzit e tipit A mund të jenë agresiv dhe të zemëruar. Shpesh i ndalin të tjerët të flasin, kurse vetë duke u përgjigjur në ndonjë pyetje, nuk ndalen së foluri.


 
Tipi B – janë njerëz me pak stres në jetën e tyre, njerëz që sulmohen më pak nga sëmundjet që si shkak e kanë stresin. Karakteristikat e tipit B janë: 


1. I balancuar – Këta njerëz janë më pak të sulmuar dhe arrijnë rezultate shumë të matshme në veprimet e tyre.

 

2. I relaksuar - ky tip njerëzish mund të jetë ambicioz, por edhe i aftë të ndjehet i lehtësuar.

 

3. Shpërblyes - Ata ndjejnë kënaqësi kur i arrijnë qëllimet.

 

4. Të hapur - Ata komunikojnë hapur dhe lirshëm, i dëgjojnë të tjerët për t’i marrë idetë e tyre, punojnë si pjesë e ekipit për shkak se ata besojnë në aftësitë e tyre.


 
Tipi A/B – janë njerëz që në vete ngërthejnë veçori të të dy tipave, edhe të tipit A edhe të tipit B.  

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.