MЁNYRA E ABDESIT

 
E dashura mė thėrret pėr marrėdhėnie intime...! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 21 korrik 2008


Pyetje:
Eselamu alejkum vëllezër e motra të nderuara! Më falni, por desha t’ua bëj një pyetje: e kam një femër dhe unë atë nuk mundem 
tamarrë për krejt, d.m.th. për grua.Ajo më thotë që të bëj seks me të por unë nuk 
po dua ta lëndojë pasi që ajo nuk është e shfrytëzuar.A më lejohet të bëj seks me 
të pasi që ajo dëshiron edhe pse nuk mund ta marrë për grua edhe pse shumë e dua?


Përgjigje:
Alejkum selam!

 

Fillimisht duhet ta keni të qartë se Islami ka ndaluar çfarëdo kontakti të mashkullit me femrën që nuk ka kurorëzim mes tyre, e mos të flasim për marrëdhëniet intime (seksuale).
Duke u nisur nga kjo, pa marrë parasysh gjendjen e vajzës se si është ajo, ju e keni të ndaluar vetëm ta shikoni atë, e lëre më edhe të keni marrëdhënie seksuale, e cila është e ndaluar rreptësisht për të dy personat veç e veç.

Vajza mund të mashtrohet nga ju duke i besuar fjalëve që ju i shfaqni ndaj saj.
Ju duhet të largoheni nga ajo “ftesë” dhe të keni frikë Allahun, subhanehu ve teala, në mënyrë që të bëheni pjesëtar i njërit nga shtatë llojet e njerëzve që futen nën hijen e Arshit të Allahut Fuqiplotë atë ditë kur nuk ka hije përpos hijes së Tij: ndër ta ka ardhur në hadhith “... dhe një njëri që i kërkohet nga ai të bëjë marrëdhënie intime me një femër të bukur dhe ai refuzon duke thënë: unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve”.
Frikësoju Allahut dhe ke në hatër fjalën e të Dërguarit tonë, Muhamedit salAllahu alejhi ve selam, i cili ka thënë: “Kush len një vepër për hir të Allahut, Allahu do t`ia zëvendësojë me një më të mirë se ajo (që e ka lënë për hir të Tij)”

Bëj dua që të mbrojë Allahu nga kjo sprovë dhe ruaje nderin e anëtarëve të familjes sate sepse me mbrojtjen e anëtarëve të familjeve të tjera ti veç ke ruajtur familjen tënde.
Pejgamberi, salaAllahu alejhi ve selam, ka thënë:
“Pyete zemrën tënde para se të pyesësh të tjerët”.
Dijetarët thonë jo çdo zemër të sëmurë por kjo vlen për ata që posedojnë zemra të  shëndosha, pra pyet veten tënde për çdo gjë që dëshiron ta bësh: vallë, a dëshiroj të më bëhet mua një gjë e tillë?!

 

Allahu na faltë nga të ligat tona dhe na ruajttë nga cytjet e shejtanit të mallkuar!


                                                                                                              Fatmir Raçi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.