MЁNYRA E ABDESIT

 
Ramazani ėshtė muaj i bujarisė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ---   
e martė. 10 tetor 2006


Bujaria në Ramazan është më e mirë se bujaria jashtë tij, sepse  i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - në Ramazan ka qenë  më bujar. Bujaria e tij i përmblidhte të gjitha llojet e bujarisë, si: bujaria në dhënien e sadakasë,  përhapja e fjalës së Allahut në mënyrë që të udhëzohen njerëzit, transmetimi i asaj që është e dobishme në çdo mënyrë, këshillimin e  të paditurve, plotësimin e nevojave të njerëzve dhe bartjen e barrës së rëndë të tyre.
 

*Prej bujarisë në Ramazan është edhe ushqyerja e agjëruesve.
Kujdesu, motër, që të ushqesh agjëruesit, sepse në këtë ka shpërblim të madh. I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Ai i cili e ushqen një agjërues ka arritur shpërblimin e atij duke mos i munguar aspak shpërblimi agjëruesit." (Ahmedi dhe Tirmidhiu) 
 

*Përkujdesu gjithashtu për sadakanë e vazhdueshme, sepse  i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kur vdes biri i Ademit ndërpritet puna e tij përveç në tri raste: sadakaja e vazhdueshme, dija e dobishme dhe fëmija besimtar i cili bën dua për të." (Muslimi)

Përktheu: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.