MЁNYRA E ABDESIT

 
Kur fillova tė falem pashė rreth vetes re tė bardha...! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 21 korrik 2008

Pyetje:
Selamun alejkum! 
I fali pesë kohët e namazit. Kur kam filluar të falem, pasi kam marrë abdes dhe jam 
lidhur në namaz, kam parë rreth vetes si re të bardha që ngriteshin ngadalë si dritë.
Kjo më ka ndodhur gati një muaj e më shumë dhe më vonë jo. Nëse mund ta komentoni,
ALLAHU, subhanehu ve teala, ju shpërbleftë!



Pergjigje:
Alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Kjo çfarë thoni ju mendojmë se është një shtytje hyjnore që ta vazhdoni këtë vepër madhore, të cilën veç e keni filluar.
E lusim Allahun xh.sh. që të mos ju privojë nga kryerja e këtij riti fetar i cili gëzon rëndësi të  posaçme në sheriatin tonë dhe që myslimani me moskryerjen e tij rrezikon të dalë nga feja islame.
Allahu e di më së miri!


                                                                      Fatmir Raçi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.