MЁNYRA E ABDESIT

 
A bėn t’i laj flokėt me birrė qė tė mos mė bien? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 21 korrik 2008

Pyetje:
Kam probleme të mëdha me flokët. Kanë filluar të më bien jashtë normales dhe 
frikësohem se do të ngeli pa flokë. Kam provuar shumë shampona por nuk më 
kanë ndihmuar. Dikush më ka thënë që t’i laj me birrë apo me një shampon që 
ka birrë brenda. Problemi është se unë fali namaz dhe nuk e di se a më lejohet 
të falem për këtë shkak. Shpresoj se do të më udhëzoni çfarë të bëj!


Përgjigje:
Sa i përket dispozitës se a bën të lyhen flokët me birrë në mënyrë që të parandalohet rënia e tyre themi:

Nuk lejohet në asnjë formë të përdorni diçka që është e ndaluar konsumimi i saj, siç është fjala në këtë rast me birrën.
Allahu, subhanehu ve teala, kur bën diçka haram për robërit e Tij, atëherë Ai ndalon çdo formë të përfitimit nga ajo gjë. Transmetohet se i Dërguari, salAllahu alejhi ve selam, ka thënë: “Allahu i mallkoftë çifutët, pasi që u është ndaluar dhjami ata e kanë shkrirë atë dhe e kanë shitur” (Shënon Muslimi), pra i ka mallkuar sepse kanë përfituar nga një produkt që veç u është bërë haram atyre.

Duhet të keni parasysh edhe një gjë, se nuk ka asnjë dobi që paramendohet se ekziston në gjërat që janë bërë të ndaluara,  përpos që ajo dobi të gjendet edhe në gjërat që janë hallall-të lejuara. Pra, Allahu gjithmonë kur ka ndaluar gjëra me urtësinë dhe mëshirën e Tij, Ai ka lënë alternativa tjera të lejuara dhe efektive.
Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selam, në një hadith të vërtetë ka thënë:
“Nuk ka lënë Allahu, subhanehu ve teala, shërim për robërit e Tij në ato gjëra që ua ka ndaluar atyre”


                                                           
Fatmir Raçi


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.