MЁNYRA E ABDESIT

 
A mund tė ndahet ai pasi nuk e dashuron atė edhe pse ajo e don? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 21 korrik 2008

Pyetje:
Selamun alejkum!A mundet një djalë që të ndahet nga një femër nëse nuk e dashuron
edhe pse ajo e don atë? Pres përgjigje sa më shpejt! All-llahu ju shpërbleftë!


Përgjigje:
Alejkum selam ve rahmetullah!
Pasi që pyetja nuk është e qartë më duhet ta ndaj përgjigjen në dy pjesë:
1. Nëse ju dhe ajo vajza nuk keni kurorëzim dhe
2. Nëse keni kurorëzim pra, ajo femër është bashkëshortja juaj.


Nëse keni për qëllim opsionin e parë atëherë themi se nuk lejohet në asnjë mënyrë të dashurojë një djalë apo femër dikë përpos të ketë mes tyre marrëveshje martesore.
Duke e pasur në konsideratë që mund të ndodh një rast i tillë (kur njëri ka tradhtuar të dashurin e tij dhe i tradhtuari “zakonisht është femra” pra, ajo është viktimë), Allahu e ka bërë haram, të ndaluar pra, për një djalë apo vajzë të dashurojë dikë pa pasur mes tyre akt martesor, sepse ndodhin këto fatkeqësi.

E nëse nuk ka pasur mes jush asgjë më tepër se që keni kuptuar se ajo vajza ju don dhe ju mendoni se nuk keni mundësi të vazhdoni jetë nëse martoheni me të, atëherë largohu nga ajo vajzë dhe pendohu tek Allahu i Lartësuar për atë lidhje që keni pasur me të sepse në Islam është e ndaluar rreptësisht.

Kurse nëse është për qëllim që një bashkëshort nuk e do gruan e tij dhe se a bën ta shkurorëzojë atë atëherë themi:
Duhet të shikoni motivet e mosdashurisë që keni ndaj gruas sate, nëse ju nuk e doni si rezultat të sjelljeve të saja jo të mira, apo mospërfilljes së obligimeve fetare nga ajo, atëherë duhet para se ta shkurorëzoni atë t’i përmbaheni rregullave apo metodave që i ka përcaktuar Allahu, subhanehu ve teala, për atë që dëshiron ta shkurorëzojë gruan e tij, e ato janë: fillimisht e këshilloni atë, e nëse kjo nuk len gjurmë pozitive atëherë largohesh nga shtrati (pra, nuk bëni marrëdhënie seksuale me të), e nëse prapë nuk ka sukses atëherë fillon ta godasësh me diçka të vogël duke mos e lënduar atë dhe si opsion i parafundit është të merret një anëtar nga familja jote dhe një nga familja e saj që të ndërmjetësojnë apo gjykojnë dhe nëse s’ka sukses as kjo metodë atëherë mbetet opsioni i fundit si i hidhur por zgjedhje pasi që jeta nuk mund të vazhdojë pa mirëkuptim bashkëshortor.
Kurse, nëse ju nuk e doni gruan tuaj dhe motivi i kësaj është jo ato çfarë përmendëm më lart, atëherë keni frikë Allahun, subhanehu ve teala, dhe bëni durim sepse me kalimin e kohës do ta kuptosh se ajo e vetmja që meriton ta duash është ajo që ka fe dhe respekt ndaj burrit të saj, dhe se bukuroshen (hyrien) që ti e paramendon poqë se nuk i ka këto dy cilësi "dëgjim dhe respektim" nuk shkon kohë e gjatë dhe do të kalojë dashuria që ke në të.

Allahu e di më së miri!


                                                                                          Fatmir Raçi

   
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.