MЁNYRA E ABDESIT

 
Torte me hurma PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Edona   
e premte. 06 tetor 2006
  • Përmbajtja:
    10 vezë
  • 250 gr. hurma
  • 250 gr. arra
  • 4 lugë miell
  • 1 lugë kakao
  • 10 lugë sheqer

Përmbajtja e fillit:
  • 2 lugë miell
  • 300 ml. qumësht
  • 200 gr.  margarinë
  • 50 gr. çokollatë
  • 16 lugë sheqer
  • 1 shllag

Përgatitja:

Brumi:
I ndan të bardhat e vezëve nga ato të verdhat. I grimcon hurmat dhe arrat. I përzien me mikser të bardhat e vezëve dhe ia qet 10 lugë sheqer, e mbasi të tretet sheqeri ia shton 4 lugë miell, arrat, hurmat dhe kakaon. I përzien me lugë. Në tepsi të gjerë katrore, në të cilën është e preferuar të shtrohet letër për pjekje, e qet brumin dhe e pjek në 200 gradë për 15-20 minuta.

Filli:
  Me mikser i  përzien të verdhat e vezëve me 2 lugë miell. Qumështin e qet në tenxhere që të vlohet me 16 lugë sheqer. E përzien deri sa të trashet dhe ndërkohë ia shton të verdhat e vezëve. E largon tenxheren, e copton çokollatën dhe e përzien deri sa të shkrihet. Pastaj, ia shton margarinën dhe e përzien deri sa të shkrihet krejt.

Dekorimi:
Brumin e ndan në tri pjesë, e lyen me fill dhe kur të ftohet e dekoron me shllag.  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.