MЁNYRA E ABDESIT

 
Kam humbur virgjinitetin pa dashjen time...! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 16 korrik 2008

Pyetje:
Jam e fejuar dhe deshta t’ju pyes çka të bëj me veten pasi dhe para se mu 
feju kam treguar gjendjen time si e   kam për humbjen e virgjinitetit.  E kam 
humbur pa dëshiren time dhe unë i kam treguar të fejuarit ne fillim dhe ai ka 
pranuar me qenë me mua edhe ka thanë në rregull  eshtë, mirëpo  tash kanë
ndodhur problemet mes neve s’di çka të bëj tash jam tepër e lodhur ju lutem     
më ndihmoni...pse ai në fillim ka pranuar për gjendjn time e tani për çdo ditë e 
për çdo natë ma përmend edhe pse i kam treguar se qysh ka qenë rasti esselam 
alejkum.
 
Përgjigje:
We alejkum selam!

Nga pyetja e juaj patjetër duhet nxjerrë disa segmente të rëndësishme për t’i dhënë përgjigje.

-      Së pari, ju duhet të pendoheni për mëkatin e zinasë – imoralitetit, pa marrë parasysh rrethanat e mundshme për atë mëkat, përveç nëse keni qenë e martuar më parë ose jeni dhunuar në kohën e luftës e të ngjashme, dhe shpresoj që pendimin ta keni bërë qysh më parë.

-      Fakti se i keni treguar të fejuarit për gjendjen tuaj është i lavdëruar dhe ashtu duhet të veprohet në këso rrethana, në mënyrë që t’i iket paqartësive të mundshme pas martesës për atë shkak.

-      I fejuari, i cili është pajtuar me gjendjen e tillë, për çka e lus Allahun që ta shpërblejë për gatishmërinë e tij për martesë me atë femër që nuk e ka dashur imoralitetin, por i ka ndodhur, i tilli duhet t’i kishte pasur parasysh pasojat e mundshme të asaj gjëje. Pra dihet se me kalimin e kohës, sapo të thellohet dashuria në të fejuarën e tij, shtohet edhe xhelozia për te dhe do të jetë më i papranueshëm fakti se e dashura e tij kishte rënë në imoralitet me dikë tjetër.

-      Duke u nisur nga pika e lartshënuar, mund të thuhet me përgjegjësi se xhelozia ndaj të dashurës dhe anasjelltas, reflekton padyshim dashurinë ndaj saj/tij.

-      Ju, motër muslimane, duhet ta kuptoni gjendjen e tij dhe në çdo çast duhet ta qetësoni atë; se nuk mendoni për askënd tjetër dhe se ajo që ka ndodhur njëherë, nuk ka mundësi të ndodh më asnjëherë në jetë. Pra ta siguroni sa më shumë dhe sa më shpesh se jeni e tij e jo e dikujt tjetër, si dhe t’ia përkujtoni se ai kishte pranuar gjendjen e tillë dhe se ju lëndoheni me përmendjen e shpeshtë të së kaluarës suaj të hidhur.

-      Djali le ta ketë frikën e Allahut dhe mos ta thyejë marrëveshjen e bërë para fejesës. Nuk është cilësi e burrit e të mos flasim të atij që është edhe musliman, që mos t’i përmbahet fjalës së dhënë.

Në këtë rast apeloj tek të gjithë të rinjtë nga te dy gjinitë që të mos nguten e të gjykojnë në çështje të martesës, të motivuar nga emocionet momentale të tyre. Nëse nuk gjejnë fuqi në vetvete që t’i përmbahen fjalëve dhe premtimeve të tyre, nuk kanë infrastrukturë të nevojshme për t’i përmbushur ato premtime etj., mos të nxitojnë në premtime të pabaza që vështirë mund t’i përballojnë atyre pasojave.

Nëse premtojnë diçka, mos t’i zhgënjejnë palët e kundërta duke mos i përmbushur premtimet e tyre.

-      Ju thoni se për çdo ditë e për “çdo natë” ta përmend të kaluarën si dhe thoni se jeni të fejuar. Nuk lejohet për ju si dy të fejuar që të vetmoheni dhe të kaloni momente në atë gjendje. Për ta pasur të lejuar që të rrini së bashku ju duhet të kurorëzoheni. Statusi i fejesës nuk është i mjaftueshëm që të komunikoni, të shiheni, të rrini në vetmi etj. Ju nëse vazhdoni të qëndroni bashkë me atë, urgjentisht duhet të bëni kontratën martesore – niqahun.

-      Bëni përpjekje të llojllojshme që i fejuari i juaj të bindet fetarisht për këtë çështje duke u shoqëruar me njerëz të mirë, fetarë e të ndershëm, duke lexuar literaturë islame, duke kontaktuar me ndonjë hoxhë etj., si dhe të mos bëhet preh i cytjeve monotone të shejtanit duke lejuar të futet çdo dyshim për femrën që kohë më parë e pëlqeu të ishte bashkëshorte e tij ashtu si ishte.

-      Së fundi, nëse e sheh se nuk gjen gjuhë të përbashkët me atë djalë dhe se jeta sa shkon e thellohet dhe shtohen problemet dhe pakënaqësitë edhe më shumë, dhe përderisa jeni vetëm e fejuar, keni të drejtë që të bëni ndarjen nga ai edhe me iniciativën tuaj, dhe i fejuari nuk ka të drejtë t’ju pengojë nga kjo gjë.

 

Lus Allahun që të mos vije deri te ky opsioni i fundit.


                                                                 Muhamed Dërmaku

Allahu e di më së miri!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.