MЁNYRA E ABDESIT

 
Vėrej PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shkurte Bajraliu   
e martė. 15 korrik 2008

Vërej ngushtim në gjoksin tim
dhe s’kam kujt t’ia them,
shikoj rreth e rrotull
shikimin ngulitës të meshkujve
në trupin tim.


Përgjegjësia po më mbyt
dhe rëndon mbi kokë
sepse e zhveshur 
eci nëpër tokë.

Iki po ku të shkoj, ku?
përgjegjësia dhe obligimi
janë me mua.

Përbuzjen time
e kam të qartë
por s’di ç’të them
edhe të ardhmen e shoh të paktë 
por çfarë të bëj?


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.