MЁNYRA E ABDESIT

 
Mėsimi i suksesshėm PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Firdesa   
e martė. 15 korrik 2008

 Studiuesit nxjerrin në pah teknika të ndryshme për përvetësimin dhe mbajtjen në mend të përmbajtjeve mësimore.

 



Nisma

Si hap i parë i suksesit është hulumtimi i literaturës për lëndën që duhet studiuar. Gjurmimi i materialeve dhe gjetja e pjesëve që janë të nevojshme e të domosdoshme është vetëm hapi i parë drejt punës së madhe.

Pasi që të gjendet literatura nevojitet një lexim sipërfaqësor. Kjo shërben që të njihemi më shumë me lëndën dhe të bëjmë një fokusim në pjesët që na interesojnë më shumë. Në këtë fazë preferohet krijimi i koncepteve, mbajtja e shënimeve apo edhe nënvizimi i pjesëve më të rëndësishme. Kjo mënyrë shërben për t`u krijuar skema të rëndësishme në mendjen e lexuesit, e që mund të përdoren më vonë me sukses në rastin e riprodhimit.

 Hapa të rëndësishëm

Pastaj, si hap i tretë shihet rileximi me përpjekje për të kuptuar thelbin e secilës përmbajtje. Në këtë fazë preferohen mendimet kritike dhe gjetja e shembujve adekuatë që përshkruajnë përmbajtjen apo temën e caktuar. Kjo mënyrë ofron mundësinë e krijimit të asociacioneve dhe lehtëson kujtesën. Pason prova. Në këtë fazë ne provojmë të kujtojmë përmbajtjen e mësuar dhe gjithë atë që kujtojmë e shkruajmë, në mënyrë që më vonë ta krahasojmë me pjesën e ngelur pa u kapur nga mbamendja.

Suksesi i garantuar

Studiuesit janë të bindur se ky është hapi i parafundit drejt suksesit.

Ata preferojnë që pas kësaj përsëritjeje të bëhet edhe një lexim i vëmendshëm i gjithë materialit dhe shkrimi i eseve të shkurtra për secilën përmbajtje. Hapi i fundit para provimit apo testit të vështirë është konsultimi i literaturës me ndonjë koleg apo njohës të lëndës.

Nëse ndiqen me kujdes hapat e kësaj teknike, studiuesit dhe njohësit e pedagogjisë dhe edukimit thonë se studenti ka predispozita të jetë i suksesshëm në provim 50 % me shumë sesa me rastin e përdorimit të teknikave të tjera.

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.