MЁNYRA E ABDESIT

 
Pjeshka dhe shega nė mjekėsinė popullore PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Firdesa   
e premte. 11 korrik 2008
   Pjeshka

 Për qëllime mjekësore përdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkës. Të gjitha pjesët e bimës përmbajnë acid cianhidrik. Ato kanë vlera të larta ushqysese dhe kuruese. Përmbajnë rreth 10 % sheqer, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitamine A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike, etj. Pjeshka këshillohet të përdoret gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë sepse krijon një lëkurë të shëndetshme të fëmijës dhe në zhvillimin e tij, lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri rekomandohen kundër kollit, dhimbjeve të barkut, kundër hemorragjive dhe hemorroideve.
Gjithashtu, në formë gargare përdoren për kurimin e bajameve dhe mishit të dhëmbëve që është acaruar. Lëngu i frutave me thelpinj të pjeshkës përdoret kundër sëmundjeve të zorrëve dhe të stomakut.


Shega

 Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 % sheqer, acide organike, pektinë, vitaminë C, etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga fara e shegës është një antioksidues i fuqishëm. Vetëm tridhjetë minuta pas marrjes së lëngut të shegës aktiviteti ynë rritet për 32 %.
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimit. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, mënjanon helmet e organizmit dhe i  lufton parazitët që zhvillohen në zorrë. Lulet e shegës rekomandohen kundër dhimbjeve të barkut, hemorragjive, hemorroideve si dhe në gargarën e gojës, kundër enjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishit të dhëmbëve.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.