Kujt i takojnė fėmijėt pas shkurorėzimit? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e premte. 11 korrik 2008 |
Pyetje: Selamun alejkum! Pasi të ndahet burri me gruan e tij, kujt i takojnë fëmijët sipas Islamit?
Përgjigje: Ve alejkum selam! Kur burri e shkurorëzon gruan e tij, çështja e fëmijëve mbetet e ndryshueshme, varësisht prej moshës së fëmijëve. Nëse fëmijët janë mbi moshën shtatëvjeçare, është e drejtë e tyre të zgjedhin se me kë dëshirojnë të jetojnë, nënën apo babin. Me atë që përcaktohen të jetojnë, obligimet materiale mbesin mbi të. E nëse fëmijët janë nën moshën shtatëvjeçare, atëherë ata do t’i merr pakontestueshëm nëna dhe obligohet që të kujdeset materialisht për ta babai i tyre. Kështu veprohet deri në moshën shtatëvjeçare të fëmijëve. Pastaj ata do të kenë mundësinë të zgjedhin se me kë do të jetojnë. Nëse vendosin të shkojnë me nënën, babai lirohet nga obligimet materiale karshi fëmijëve të tij. E gjithë kjo është nëse nëna e fëmijëve nuk martohet. Nëse ajo vendos të martohet, fëmijët padyshim nuk shkojnë me të, por ata i mbeten babës, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, për dallim prej mendimit tjetër sipas të cilit për fëmijët ka prioritet të kujdeset nëna e nënës në krahasim me nënën e babës. Vlen të përmendet se kudo që mbesin fëmijët dhe në çfarëdo moshe qofshin ata, nuk lejohet që të ndalohen nga vizita e prindit tjetër.Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |